Denoncimi i PD, Krujë: Fermerët e Gramzës, Dervenit, Bushneshit dhe Miliskajt, të braktisur nga qeveria. Zero mbështetje në subvencione dhe investime

Kryetari i degës së PD, Krujë, Sabah Sheta, në një postim në Facebook, shprehet se fermerët në këtë bashki nuk kanë mbështetjen e qeverisë shqiptare. Sheta thotë se “në degën e PD, Krujë, vijnë ankesa nga fermerët e zonave si; Gramza, Derveni, Bushneshi dhe Miliskaj të cilët të “ngopur” me lugën bosh, të fyer nga propaganda rilindase kërkojnë të denoncohet maskarada e mashtrimeve të ekzekutivit me mbështetjen ndaj bujqësisë”.

Postimi i kryetarit të PD, Krujë, Sabah Sheta:

Fermerët shqiptarë nuk kanë mbështetjen e qeverisë shqiptare. Evidente kjo është edhe në territorin e Bashkisë Krujë, ku askund nuk duket dora e institucioneve në ndihmë të atyre që punojnë, lodhen çdo ditë, sakrifikojnë për të mbajtur familjet e tyre.
Në adresë të degës së PD Krujë vijnë ankesat nga fermerët e zonave si; Gramza, Derveni, Bushneshi dhe Miliskaj të cilët të “ngopur” me lugën bosh, të fyer nga propaganda rilindase kërkojnë të denoncohet maskarada e mashtrimeve të ekzekutivit me mbështetjen ndaj bujqësisë.
Qeveria e Rilindjes ardhur në pushtet që në vitin 2013 nuk ka bërë asgjë për fermerët që mezi kanë mbijetuar, të tjerë kanë falimentuar dhe askush nga zyrtarët nuk është shqetësuar. Mungesa e vëmendjes ka qenë në disa drejtime që nga mos vënia dorë e përmirësimit të infrastrukturës në terren më investimet në rrugë dhe kanalizimet e kanaleve kulluese dhe ujitëse deri tek mos subvencionimi si mbështetje për t’i motivuar për të punuar sa më shumë sipërfaqet e tokës si dhe të shtojnë numri e gjethëve sa i përket blegtorëve.
Ministria e Bujqësisë referon shifra në mbështetje të bujqësisë shqiptare, por në fakt sa i përket fermerëve në territorin e Bashkisë Krujë as ka qenë prezente për të iu gjendur atyre dhe ndihmuar në të përditshmen e tyre ku derdhin djersë e shpesh nuk arrijnë të sigurojnë fitimin e tyre si pasojë e kostove të shtrenjta, mos garantimin e grumbullimit si garanci për shitjen e prodhimit.
Bazuar në informacionet që kemi marrë në terren nga fermerët, Partia Demokratike dega Krujë denoncon faktin e mosdhënies së subvencioneve të premtuara nga qeveria për sasinë e prodhimit apo për gjethët për kokë, siç ndodh në vendet e rajonit apo ato fqinje europiane si Greqi dhe Itali, atje ku aspirojmë të shkojmë. Në Krujë ka 30 vjet që nuk iu pastrohen kanalet kryesore për kullimin e tokave. Fermerët punojnë shumë, rraskapiten, fitojnë pak, aspak dhe madje shpesh nuk mungojnë as ata që dorëzohen duke mbyll aktivitetin. Naftën nuk dihet kush e merr, ama flitet për miliona që dalin nga institucioni Ministria e Bujqësisë. Nuk ka subvencione as për bagëtitë që mbajnë si dhe për prodhimin bujqësor. Askush në qeveri nuk i ka sytë nga bujqësia. Skemat korruptive të konfirmuar tashmë dhe nga investigimet vendase apo dhe të vet BE, e cila monitoron grantet e veta, i kanë detyruar fermerët shpesh të kërkojë të mos merren më me këtë punë. Fermerët krutanë, këta njerëz të punës nuk i shikon asnjë në qeveri. Pyetja që shtrojnë në këtë raste është: Kur kanë shkuar fondet qw janë e deklaruara nga Ministria e Bujqërisë me destinacion që në çeljen e buxhetit të çdo viti. Më skandal është fakti që edhe ata fermerë që sakrifikojnë pa fund dhe prodhojnë shpesh gjendet përballë konkurrencës së pandershme që vjen nga vendet fqinje duke patur një qeveri që nuk iu mbron dhe siguron prodhimin. Çmimi me të cilin duhet të shesin prodhimin shpesh i detyron ata të keni një minimum fitim, ose baraz, për të mos thënë që dalin e dhe të humbur. Gjendur në këto kushte kemi parë mjaft situata që prodhimet e tyre kalben dhe hidhen. Gjendur në këto kushte dega e PD Krujë apelon ndaj qeverisë që të jetë në ndihmë të fermerëve si detyrim i saj ndaj tyre. Si opozitë garantojmë qenien krah tyre sot për të ngritur zërin dhe mbështetur në çdo formë reagimi proteste, por nesër në mazhorancë zëri i tyre do të dëgjohet fuqishëm si një dëshmi që pa një bujqësi të zhvilluar nuk mund të këtë një Shqipëri të zhvilluar dhe pretendon Bashkimin Europian.

Artikulli paraprak“Do të digjemi, nëse prekni shtëpitë tona”, ja momenti kur familjarët hipin në tarracë me bidona me benzinë
Artikulli tjetërPresidenti Zelensky anulon udhëtimin në Spanjë dhe Portugali, arsyeja mbetet mister