Partia Demokratike dënoi deklaratat e këshilltarit të Kryeministrit grek të mbajtura në Tiranë në një aktivitet të rëndësishëm politik, në prani të Kryeministrit të vendit Rama. “Për Partinë Demokratike qëndrime të tilla që fajësojnë bashkëqytetarët tanë çamë, janë të papranueshme dhe armiqësore. Qëndrime agresive si ato të këshilltarit të Cipras nuk ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk sjellin asnjë përparim për çështjet e mbetura pezull. Në të kundërt, janë një kthim pas dhe minim i përparimit domethënës të arritur në këto vite. Partia Demokratike është gjithashtu e shqetësuar dhe dënon mosreagimin e Kryeministrit Rama, i cili ishte prezent kur këto deklarata u bënë në Tiranë. Ne shpresojmë se këto qëndrime armiqësore nuk reflektojnë vizionin dhe qëndrimin zyrtar të politikës dhe qeverisë greke dhe mirëpresim distancim të Athinës nga këto deklarata”, thuhet në deklaratën e PD.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...