Denoncimi i pedagogëv: 400 milionë lekë për roje dhe siguri, 0 për kërkime shkencore

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët nga pedagogët, sot në drekë është mbledhur Asambleja e Pedagogëve. Fokusi i diskutimit është padyshim mbarvajtja e proçesit mësimor dhe marrja e një vendimi lidhur me vazhdimësinë e tij. Por, nuk kanë munguar edhe debatetet dhe denoncimet lidhur me shkeljet dhe aferat që janë kryer përgjatë gjithë kohës nga kupola drejtuese e universiteteve dhe qeverisë.
Pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Ervin Goci ka denoncuar tenderin famëkeq.
“Pak a shumë diskutimet janë në dy kahe. Kam qenë një nga kundërshtarët e hershëm. Operojmë në një kontekst ku ofendohen pedagogët. Financimi i Universiteteve është qarkullim parash bosh që nuk vijnë fare në Universitet. Rezultojnë 400 milionë lekë për roje asnjë lek për kërkim shkencor. Luajnë pingpong me veten nga Ministria shkojnë te bordi. Paratë e Universiteteve janë bërë rrush e kumbulla. A ka njeri përgjegjës për këtë histori. Paratë tona janë shpërdoruar dhe jemi në situatën, ku ne s’dimë ça bëhet me paratë tona. Askush nuk mban përgjegjësi dhe thonë se ligji është i shkëlqyer” është shprehur Goci.
Nga ana tjetër edhe profesori mark Marku i qëndroi konstant idesë se pedagogët dhe gjithë stafi akademik u tregua i gatshëm për bashkëbisedim dhe gjetjen e një dialogu, por ishte vetë Ministrja ajo që e shkeli këtë mundësi.
“Biseduam dhe shkuam me këtë qëndrim. Ne jemi të hapur për dialog dhe ne presim përgjigje. Mund ta japësh direkt në media. Ne shkuam dhe biseduam dhe takim zgjati rreth një orë dhe pa rezultat, pati predispozitën për t’u takuan me ne. Nuk kishte asnjë qëndrim në raport me kërkesat tona dhe ajo vazhdimisht këmbëngulte që ne jemi të aftë për të vazhduar komunikimin, dialogun etj.Ne jemi këtu për vendosur për qëndrimin që do mbajmë. Ne jemi këtu përfaqësues të disa Ansambleve dhe do shprehim alternativat si do reagojmë për mospërgjigjet e kërkesave tona nga ana e qeverisë”, tha Marku.

Artikulli paraprakBasha bisedë me peshkatarët: Ja ku shkojnë paratë tuaj! Miliarda euro për 4-5 afera korruptive!
Artikulli tjetër“Gent Cakaj shpërtheu si rrena, Baton Haxhia njeriu më i urryer”!