Denoncimi i Sabah Sheta: Banorët e prekur nga tërmeti ende jashtë banesave. Qeveria po përdor fatkeqësinë e tyre për qëllime elektorale

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Në një postim në facebook, Sheta thekson se ndonëse kanë kaluar një vit që rindërtimi i pallateve ka përfunduar, banorët nuk janë futur ende në banesat e tyre.

Sipas tij, jo vetëm që procesi i strehimit ka dështuar, por edhe bonusi i qirasë për këta banorë nuk u është dhënë për një kohë të gjatë. Ai e cilëson këtë situatë si një teatër dhe akuzon qeverinë se po e përdor këtë çështje për shfaqje mediatike dhe për qëllime elektorale.

Ai i bën thirrje qeverisë që të japë një shpjegim të qartë dhe të marrë masa të menjëhershme për të zgjidhur situatën. Kjo çështje, sipas tij, po shndërrohet në një problem të rëndë social dhe etik, që po rëndon jetën e banorëve të Krujës dhe po përdoret për interesa politike dhe elektorale.

Reagimi i plotë i Sabah Sheta:

Banorët e prekur nga tërmeti ne Krujë nuk po futen në banesa. Nuk u jepet as bonusi qerasë! Në prill bëhen 2 vjet që nuk i japin bonusin.

Strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti në Krujë, jo vetëm që po rezulton një premtim i pambajtur, por çfarë është më e rënda, po kthehet në një teatër, për të mos thënë po përdoret si lëmoshë ndaj banorëve.
Unë si qytetar i Krujës së bashku me bashkëqytetarët e mi, dhe si drejtues politik i Demokratëve Euroatlantikë, jemi dëshmitarë të ardhjes dhe shfaqjes nga kryeministri Rama duke e shitur si sukses dhe premtim të mbajtur procesin e rindërtimit në Bashkinë Krujë!
Jo, kjo nuk është e vërtet dhe nuk rezulton kështu. Si kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Krujë denoncoj me forcë mashtrimin Rilindas sa i përket shpërndarjes së banesave tek qytetarëve të prekur. Kjo është absurde! Po bëhet 1 vite që pallatet janë ngritur por qytetarët nuk futen dot në to. Nuk kanë munguar as lavdet e kreut të qeverisë, as prerja e shiritave, por sërish qytetarët nuk po i gëzojnë shtëpitë e tyre!
Kujtojmë që shfaqja e fundit e kryeministri Rama në Krujë ka qenë në fund të muajit maj, Parakalimi me kamera mes qytetit turistik dhe historik i kryerilindasit nuk ka patur asnjë efekt pasi edhe sot që flasim banorët janë ende në rrugë të madhe!
Aq seriozisht e kishin marr vizitën e Ramës në muajin maj, sa në Krujë kishte festë nga rilindasit, veçse për çfarë festohej nuk e dinte askush as atëherë dhe as sot. Sot që flasim kanë kaluar thuajse 6 muaj nga vizita e Ramës në Krujë për Rindërtimin, e cila shërbeu vetëm për show mediatik sepse shtëpitë familjeve të dëmtuara nga tërmeti nuk po iu jepen.
Banorët e prekur nga tërmeti ndonëse në kushte të vështira ekonomike, po jetojnë me qera ku as bonueset nuk iu jepen më. Kjo që po ndodh me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti në Krujë, është e turpshme dhe e patolerueshme. Rama dhe rilindësit siç duket kanë ndërmend ta vazhdojnë këtë show mediatik deri në zgjedhje për ta shfrytëzuar për fushatë elektorale.
Duket qartë që kryeministri nuk është aspak i interesuar për hallet e banorëve që nuk po futen në shtëpi, por rezulton që çdo gjë për Ramën dhe të tijët këtu në Krujë është matematikë elektorale.
Dega e Demokratëve Euroatlantikë Krujë, i bën thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror që të futin banorët në banesat e tyre. Duke të japin një përgjigjie përse po ndodh kjo?!.E kanë për llogari elektorale, apo largqoftë korruptive ku banorëve do iu duhet dhe të paguajnë për të gëzuar shtëpitë e tyre?!

Exit mobile version