Denoncimi i zëdhënëses së PD: 6 drejtorë të Veliajt në shkelje të ligjit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ina Zhupa ka reaguar për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së PS-së. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se drejtorët e bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie.

Zhupa shprehet se këta nëpunës të lartë të bashkisë Tiranë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyra e tyre.

“Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tiranë janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione! Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike”, shkruan Ina Zhupa.

Postimi plotë

Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblese së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për ti zënë vendin Rames dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brëndshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nenpunesit civil, që të jenë anetar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nenpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nenpunesit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nënpunesit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:

1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;

2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;

3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;

4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;

5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti;

6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelesit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shperdorimin e fondeve publike.

Artikulli paraprakArrestohet Ronaldinho në Paraguaj për…
Artikulli tjetërKreu i PD Fier publikon videon: Ambulnca merr sërish nxënës me urgjencë nga shkolla Janaq Kilica