Denoncimi: Ja si i rrjep qytetarët në portin e Durrësit policia e Edvin Mafies dhe gjeneral Kanabisit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i  cili shkruan se, policia në Porttin e Durrësit bën dy punë, kontrollon mjetet dhe u  merr lekë nën dorë shoferëve. “Sonte kaloi vëllai për Itali me permeso soggiorno dhe polici i mori lekët për të fejuarën e vetëm për diçka fare banale”, shkruan qytetari.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Narkopolicia e Edvin Mafise dhe gjeneral Kanabisit rrjep qytetaret ne portin e Durresit! sb

Mirembrema zoti Berisha, para nje jave u ktheva nga shqiperia dhe ne port asistova policin e kontrollit te pasaportave i cili dilte nga zyra dhe kontrollonte edhe makinat, bente dy pune gje qe ne 20 vjet nuk me ka rastisur kurre te shikoj.

Shoferit para meje i mori leket. Sonte kaloi vellai i per Itali me permeso soggiorno dhe polici i mori leket per te fejuaren e vet per dicka fare banale.

Te lutem publikoje se shume shqipetareve po ju merren leke me te pa drejte ndoshta edhe per ti informuar qe te mos kene frike te kerkojne te drejten e tyre dhe te mos u japin leke se na mbyten, kemi rrezikuar jeten per te dale ne emigrim, dhe ne shqiperi ngelem perseri te persekutuar. Me respekt!!

Artikulli paraprakDrejtori i AKZM përlau 800 mijë USD, me cilin i ndau…?
Artikulli tjetërPërbindëshat!