Denoncimi i Kryemadhit: Rama i dha 32 milionë euro tendera 5 bandave të krimit në Durrës

Monika Kryemadhi duke folur jashtë sallës së parlamentit, tha se Rama e Tahiri kanë bërë marrëveshje për të dhënë dorëheqjen ky i fundit. Por ndërsa u pyet për deklarëtn e Xhafajt se në Durrës janë 3 banda të rrezikshme kriminale, Kryemadhi bëri deklaratën e fortë: “Duhet të kujtohemi dhe të themi që zgjedhjet e 25 qershorit ishin të drogës. Në Bashkinë e Durrësit u janë dhënë 32 milion euro tendera 5 grupeve kriminale, Xhafa thotë që janë tre, por në fakt janë pesë”, theksoi ajo.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri duke e quajtur gjithë këtë jo vetëm qesharake, por kompromis të radhës nga ana e Ramës për të shpëtuar nga gjëmat e mëdha që po vijnë.
“Kjo është për të mbuluar gjëmat e mëdha po vijnë, dorëheqja e Tahirit apo dorëzimi i mandatit është qesharak se në 19 prill vrapoi në senacë të mos humbte mandatin dhe sot del dhe e heq mandatin. Është ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës dhe kërkon t’i japë oksigjen Ramës dhe gripeve kriminale, është teatër fëmijnor, që nuk na hedh dot hi syve. Lotët e krokodilit që shikojmë nga ata që kanabizuan vendin janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët, nuk e shpëtojnë dot Ramën nga përfshirja, se ai ishte ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit, Tahiri ishte ushtar i vogël, janë bërë qesharakë me kodet mafioze që i japin njëri tjetrit në distancë që vetëm ata dinë ti deshifrojnë.

Për opozitën është fat i madh të akuzohet nga një njeri që e dinë ndërkombëtarët se cfarë është. Ky ishte kompromis i radhës i Ramës që për të shpëtuar, e ka zakon të thotë jo mor burrë, i ka thënë atij, ik dy orë sa të harrohesh, kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish që kemi sot një situatë ku nuk gjendet drejtësia”– tha Kryemadhi.
Marrja e mandatit të deputetit nga Spartak Braho?
Për mua nuk ka asnjë ndryshim, si të hyjë si të mos hyjë. Ai i hyrë dhe i dalë ka qenë. Hapja e negociatave në qershor nuk ka lidhje as me Baba Takun dhe Mama Takun.
A besoni tani pasi Tahiri la mandatin mund të ketë një arrestim?
Ju po thoni që avokati i Tahirit të arrestoj Tahirin. Prokuroria sot është kthyer në një avokat të Edi Ramës.
A jeni gati për zgjedhje të parakohshme?
Opozita është gjithmonë gati, e treguar në 27 se si është opozita. Largim i Edi Ramës është shpëtim për vetën e tij familjen dhe gjithë Shqipëri
Si e keni menduar largimin e Ramës?
Më mirë të iki vetë se sa me protesta se ashtu është më keq.

Exit mobile version