Denoncimi: Miku i ministrit Xhafa u ve gjoba bizneseve, mban në terror Pogradecin

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar një tjetër rast gjobëvënie, ku njerëz pranë zyrtarëve të lartë ju vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve duke i kërcënuar, se nëse nuk paguajnë atëherë kanë marrë fund. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook pas mesazhit të marrë nga qytetari.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Miku i Xhafës së Drogës terrorizon transportin në Pogradec!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar doktor te pershendes. Jam nje qytetar nga Pogradeci dua te ngre nje shqetesim ne lidhje me nje kriminel nje luftetar i isisit qe me gjoba dhe presione ka pushtuar Pogradecin ku ju fut me ane te dhunes njerezve te ndershem ne nje shoqeri autobuzesh ju mori aksionet dhe vazhdon ti terorizoje akoma ku ju mbledh leke te gjithe furgonave dhe autobuzeve pa asnje te drejte ligjore, por asnje nuk flet dhe ankohet se kane frike se ky ordiner ka mbeshtetjen e policise ka pushtuar gjysmen e plazhit te Pogradecit me shezllona. Jeta ne kete vend eshte bere e pa perballushme. Flitet se ai eshte mik dhe ka mbeshtetjen e Xhafes. Erjon Llapushi quhet ky plere. Anonim”.
Gjobëvënia nga kriminelët dhe personat e rrezikshme tashmë është bërë standard në Shqipëri. Jo vetëm në Shkodër, por në çdo qytet të vendit ‘të fortët’ e lagjeve ju vënë gjoba biznesit dhe nëse nuk i paguan atëherë të duhet të shpallësh falimentin.

Exit mobile version