Gjate një interviste për “Shekulli-n”, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, parashikon trazira në Shqipëri. Sipas tij, njerëz të familjes së Ramës janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare
Erjon Dervishi
Kryeministri Edi Rama të hetohet për aferat korruptive në energjetikë. Apeli i fortë vjen nga Sllovenia, ku Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe shoqërisë civile. Kur flitet për Shqipërinë, e para gjë që vihet në dukje është situata e krimit dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Por Dr. Zijad Beçiroviç, Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, bën një analizë të situatës ekonomike, që si rrjedhojë do të ketë edhe protesta të tjera më të mëdha. Për Becirovic, historia e KESH është një histori korruptive dhe për këtë arsye, prokuroria e vendit duhet të fillojë hetimet. Këto hetime duhet të prekin në radhë të parë vetë Kryeministrin, Edi Rama. Ndërsa në pjesën e dytë Dr. Zijad Becirevic, flet për strukturën e krimit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Intervista e plotë
Dr. Beçiroviç, cilat janë problematikat në Ballkanin Perëndimor?
Situata është tejet komplekse dhe shqetësuese. Shkak kyç për këtë është se perëndimi ka ndërtuar marrëdhënie të partneritetit në shtetet e Ballkanit Perëndimor me strukturat politike-kriminale. Është paraqitur fenomeni i politizimit të krimit dhe kriminalizimit të politikës, ndërsa lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë bërë të pashkëputshme. Strukturat politike-kriminale kanë krijuar “shtetin në shtet” dhe kjo është karakteristike për të gjitha shtetet në rajon.
-A e mendoni se Shqipëria ka bërë hapa në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian?
Frikësohem se Shqipëria është duke bërë hapa prapa. Situata aktuale në Shqipëri paraqet tensionime të brendshme të mëdha, që do të rriten edhe më shumë dhe do të vijë deri te protesta edhe më të mëdha masive të orientuara kundër Qeverisë së Edi Ramës, që është gjithnjë e më pak kryeministër i Shqipërisë, e gjithnjë e më shumë kryeministër i krimit. Shembulli më ilustrues është biznesi i narkotikëve dhe krimi në sektorin energjetik me theks të posaçëm në tregtinë me energjinë përmes KESH-it. Pse prokuroria Shqiptare nuk fillon hetimet kundër KESH-it, rregullatorit të energjetikës ERE-as, ACA-së (Autoritetit shqiptar për Konkurrencën) dhe anëtarëve të familjes Rama? Në skenë është një polarizim i fuqishëm politik. Thjesht, është krijuar një pasiguri e madhe, që mund të kapërcehet, gjegjësisht të amortizohet vetëm me një politikë të mençur, por që tani nuk shihet në horizont.
-Po për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidave të saj?
Vështirë se mund të shoh këtu dialog. Shoh vetëm duetin Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, që luajnë secili lojën e vetë, në interes të vetë. Thaçi e ka vënë në bixhoz fatin e Kosovës duke vallëzuar me Ujkun (Vuk në serbisht ujku- pra Vuçiçin). Çdo lider i përgjegjshëm kosovar do të duhej të ishte i shqetësuar me faktin se 13 shtete e kanë tërhequr pranimin ndërkombëtar të Kosovës.
-Mendoni se shkëmbimi territorial përbën një kërcënim për stabilitetin?
Tentativat e shkëmbimit të territoreve gjatë historisë kanë sjellë vuajtje dhe fatkeqësi. Vuçiç dhe Thaçi me veprimin dhe sjelljet e tyre politike për qytetarët e vetë, kanë sjellë fatkeqësi të mjaftueshme sa që nuk u nevojiten më shumë. Në rajon, kohë më parë janë zhvilluar katër luftëra për kufij, por asnjë kufi nuk është shtyrë as për një milimetër. Kjo është lojë me fatet e njerëzve, në mënyrë që Thaçi dhe Vuçiç të mbijetojnë politikisht. Është kjo lojë e rrezikshme dhe e dëmshme.
-Si e vlerësoni veprimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me tarifat e vendosura për produktet serbe, në raport me luftën e Serbisë për të anuluar njohjet?
Duhet respektuar Marrëveshjen CEFTA. Me sanksione nuk mund të nxirret me dhunë pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet kanë treguar edhe një herë se çfarë liderësh ka Kosova, liderë që nuk janë burra shteti. Provë për këtë janë edhe 13 pranime ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të tërhequra.
-Për sa i përket marrëveshjes së Prespës, miratimi i saj në Greqi është shoqëruar me protesta të mëdha. Por problemi më i madh mbetet Maqedonia. Si e shikoni këtë situatë?
Marrëveshja e Prespës ka treguar se, edhe përkundër të gjithave, mund të arrihen kompromise, kur janë në pyetje problemet më të mëdha prej shumë dekadash. Do ta citoja ish-kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiçin, që ka thënë se Marrëveshja e Prespës është, ndoshta më e rëndësishme dypalëshe ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
-Po në lidhje me kërcënimet që mund te ketë Ballkani Perëndimor?
Po, në kontekstin që Ballkani të përdoret për qërimin e ndërsjellët të hesapeve të dy superfuqive dhe/ose fuqive rajonale në territorin e tij. Ballkani në të kaluarën gjithnjë ka qenë monedhë kusuri për të mëdhenjtë.
IFIMES
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike, me seli në Lubjanë, Slloveni, ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ECOSOC/OKB që nga viti 2018. IFIMES është gjithashtu botuesi i ditarit shkencor ndërkombëtar dyvjeçar Evropian. IFIMES mbledh dhe përzgjedh informacione dhe burime të ndryshme në zonat kyçe të konfliktit në botë. Instituti analizon marrëdhëniet reciproke midis palëve me qëllim të promovimit të rëndësisë së pajtimit, parandalimit të hershëm, diplomacisë preventive dhe masave të çarmatimit/ndërtimit të besimit, në zgjidhjen e konflikteve rajonale ose globale të konflikteve ekzistuese dhe rolin e veprimeve parandaluese kundër mosmarrëveshjeve të reja globale. Ideja për të krijuar Institutin IFIMES, sipas drejtuesve, është një reflektim i realitetit të përbashkët dhe nevojave të botës për të arritur zgjidhje të përbashkëta – tani më shumë se kurrë në të kaluarën. Interesat dhe lidhjet e përbashkëta ndërmjet politikave të ndryshme, kombeve, feve, rajoneve të botës dhe partive të ndryshme të interesit janë thelbësore. Fusha e kërkimit dhe punës së Institutit IFIMES është Lindja e Mesme (MENA-Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) dhe Ballkani (Evropa Juglindore), ku marrëdhëniet midis entiteteve të ndryshme janë më së shumti të ndikuara nga baza fetare, etnike, kombëtare dhe racore. Bashkëpunëtorët e Institutit janë ekspertë të respektuar, shkencëtarë, menaxherë, gazetarë dhe hulumtues, të cilët po prezantojnë kolegë të rinj nga e gjithë bota për të punuar, me qëllim të edukimit plotësues, promovimit të njohurive dhe të arritjeve shkencore me theks të veçantë në aspektin politik dhe ekonomik lidhjet brenda rajonit, midis rajoneve dhe në nivel global. Instituti IFIMES përmes organizimit të seminareve, simpoziumeve, konferencave, tryezave të rrumbullakëta (me pjesëmarrës nga grupe të ndryshme interesi: shkencëtarë, politikanë, udhëheqës biznesi, përfaqësues të institucioneve fetare, gazetarë, artistë dhe të tjerë), kryerjen e analizave, studimeve, misioneve dhe projekteve, si dhe përmes botimeve të veta që paraqesin rezultatet e punës dhe arritjeve të saj, duke synuar gjithashtu politikanët kryesorë ndërkombëtarë dhe krijuesit e mendimit. IFIMES bashkëpunon gjerësisht me institucionet përkatëse nga Evropa, Amerika, Azia dhe MENA-Ballkani (Evropa Juglindore) në projekte, studime dhe analiza. Aktivitetet “Think-Tank” të IFIMES janë të orientuara veçanërisht në fushat e politikës ndërkombëtare (të huaja) dhe ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare, këshillimi i institucioneve shtetërore si dhe aktorët jo-shtetërorë si akademia dhe entitetet e korporatave. IFIMES është duke kërkuar dhe rekomanduar zgjidhje politike për qeveritë e botës, veçanërisht dhe sidomos ato që lidhen me pajtimin, parandalimin e hershëm/diplomacinë parandaluese dhe masat për çarmatim/masat e ndërtimit të besimit kryesisht për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, por gjithashtu përtej këtyre politikave gjeopolitike teatro.
Korrupsioni
KESH u bën nder dy kompanive, abuzime me tenderët dhe energjinë
Një tjetër institucion që ka hedhur hije dyshimi për KESH është edhe Sekretariati i Vjenës. Ata theksojnë se KESH ka manipuluar me tenderët dhe depozitimin e energjisë. Për këtë çështje ka reaguar disa muaj më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi të shkurtër ka komunikuar se ka protokolluar një letër që mban datën 19 tetor 2018, të dërguar nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë. Ky i fundit, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi në 19.11.2018, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, emri i të cilave nuk përmendet. Mbi këtë argument, Sekretariati i Vjenës kërkon lejen dhe bashkëpunimin e znj. Latifi për të ndërmarrë një hetim mbi kompaninë KESH, ndërsa njofton në letër se dyshimet dhe të dhënat paraprake për abuzime i janë përcjellë nga një kompani private në vendin tonë. Ankuesi pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese.
Letra
Në shkresën e datës 19 tetor, Sekretariati i Energjisë në Vjenë, duke përcjellë shqetësimin e kompanisë shqiptare hedh dyshime se “KESH ka manipuluar procedurat e tenderëve, në dobi të pjesëmarrësve të tregut të privilegjuar, duke shpërndarë informacion konfidencial në lidhje me ofertat e pjesëmarrësve të tjerë për t’u mundësuar atyre që të minimizojnë diferencën minimale të ofertës më konkurruese dhe duke siguruar kështu porosinë mbi sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe shpërndarjen e qëllimshme të sinjaleve mashtruese në lidhje me prodhimin e energjisë në treg, duke u siguruar pjesëmarrësve të privilegjuar informacion të saktë të brendshëm”. Po kështu, një pikë tjetër për të cilën, Sekretariati ka marrë sinjal, është edhe fakti se KESH ka favorizuar privatët edhe në sasinë e energjisë së depozituar. “Operatori privat merr më shumë energji nga sa është kontraktuar gjatë periudhës pik, ku çmimi është më i lartë, dhe e shet atë në treg, ndërkohë që merr më pak gjatë periudhës jo-pik, ku çmimi është më i ulët”, shkruhet në dokument.
Pra me këtë skemë (ende të dyshimtë), përmes ndryshimit të sasive në periudhat me ngarkesë të lartë dhe të ulët, KESH ka humbur të ardhura të konsiderueshme, të cilat kanë shkuar te kompanitë private. Duket se përmes kësaj forme referimi dhe denoncimi kompania që ankohet kërkon drejtësinë e munguar dhe një hetim të thellë, e cila tashmë duhet të nisë pas miratimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. “Ankuesi pretendon se këto praktika përbëjnë shkelje të nenit 18/1(a) dhe 18/1(b) të traktatit themelues që siguron konkurrencën e lirë në Komunitetin e Energjisë dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg. Republika e Shqipërisë, si palë kontraktuese, është e detyruar të zbatojë nenin 18 të Traktatit duke zbatuar ndalimin e marrëveshjeve që cenojnë konkurrencën dhe abuzohet me pozitën dominuese në treg. Prandaj, Sekretariati informon Autoritetin e Konkurrencës për rrethanat e paraqitura me këtë ankesë, në mënyrë që Autoriteti i Konkurrencës të përdorë kompetencat e tij dhe të vlerësojë sjelljet e pretenduara anti-konkurruese dhe të marrë një vendim në përputhje me kuadrin ligjor”, shprehet Sekretariati i Energjisë. Vetëm gjatë këtij viti, KESH ka shitur rreth 50 milionë euro energji elektrike. Në shkresën drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, Sekretariati thotë se disponon disa të dhëna për transaksionet e energjisë mes KESH dhe dy operatorëve që dyshohet se janë favorizuar. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, 1 muaj pas shqetësimit të përcjellë nga Sekretariati i Energjisë ende nuk ka nisur hetim ndaj Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për arsye se informacioni mbetet i përciptë dhe po mblidhen të dhëna nga institucionet. Aktualisht po verifikohen të gjithë tenderët e shitjes së energjisë nga KESH gjatë viteve 2017-2018, çmimet me të cilat është shitur dhe operatorët fitues. “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë e cila mban datën 19.10.2018 me objekt njoftimin e sjelljes potenciale antikonkurruese dhe kërkesës për investigim. Autoriteti i Konkurrencës në bazë të kësaj shkrese ka kërkuar informacionin e nevojshëm nga vetë Sekretariati i Energjisë në Vjenë, Enti Rregullator i Energjisë, si dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Në bazë të Nenit 42 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, Sekretariati ka të drejtë të fillojë hetim paraprak kur kjo është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar asnjë hetim deri tani lidhur me ketë çështje”.
KESH
Beçiroviç: Anëtarët e familjes së Ramës të lidhur me biznesin e energjisë
Problematikën më të thelluar për çështjen e KESH, Zijad Beçiroviç, e ka shtjelluar më gjerë, në një interviste ditën e premte për “Albanain Daily Neës”.
Pyetja: Në përfundim, Z. Drejtor, situata në Shqipëri vazhdon të bëhet më e polarizuar dhe në fakt, viti 2018 përfundoi me protesta masive anti-qeveritare, të cilat po përshkallëzohen në ditët e para të këtij viti. Si një ndjekës i mprehtë i këtij vendi ballkanik, cili është parashikimi juaj për zhvillimet e ardhshme pasi qytetarët e saj do të shkojnë në votime në zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti? A mendoni se Brukseli do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit në BE këtë vit?
Protestat civile në Shqipëri, Kosovë, Beograd dhe Banja Luka nuk janë rastësi. Për momentin e ardhmja e rajonit është më së shumti e kërcënuar nga katërkëndëshi Edi Rama – Hashim Thaçi (Veseli, Haradinaj) – Aleksandar Vuçiç- Milorad Dodik. Ata mbajnë funksionet më të larta politike dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë kreun e zinxhirit të krimit. Kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur kriminalizim i politikës dhe politizim të krimit. Zgjedhjet e BE do të zhvillohen në maj të vitit 2019 dhe vetëm pas kësaj do të formohen institucionet evropiane, kështu që nuk ka shumë gjasa që negociatat me Shqipërinë të fillojnë. Nuk duhet të harrojmë se presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur qëndrim të pafavorshëm ndaj negociatave. Natyrisht situata në Shqipëri është shqetësuese dhe aktivitetet dhe sjellja e Kryeministrit Rama po ngrenë shqetësime të mëdha. Edhe në Bruksel ata janë të vetëdijshëm se në këto rrethana nuk është e mundur të sigurohen zgjedhje të ndershme, gjë që sjell zgjedhjet e ardhshme lokale në pikëpyetje.
Ndryshimet në pozicionet ministrore të kryera nga Rama pasqyrojnë pasigurinë e tij edhe pse ai dëshiron të lënë një përshtypje për të qenë një kryeministër vendimtar që dëshiron t’i kënaqë qytetarët. Megjithatë, veprimet e tij pasqyrojnë një krizë të thellë në qeverinë e tij. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se Presidenti Ilir Meta refuzon të nënshkruajë këto ndryshime. Vendi ka gjasa të shohë protesta të reja masive kundër regjimit të Edi Ramës.
Ndërsa konsiderohej si djalë premtues kur erdhi në pushtet, Rama më vonë u bë simbol i strukturave kriminale. Perëndimi është informuar se pse qendra më e madhe e biznesit të drogës në fshatin Lazarat u shtyp në veprimin e policisë. Rama tani po përballet me akuza serioze si shefi i biznesit të drogës. Është pohuar gjithashtu se anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të lidhur me biznesin e energjisë, më saktësisht tregtinë e energjisë me Serbinë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë (EnCS) është i njohur për marrëveshjet jo transparente dhe penale në tregun e energjisë elektrike dhe Korporata Elektro-energjetike Shqiptare KESH, ka trajtuar me favore një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria, partneri i të cilit është një i afërm i Ramës.
EnCS, ka dërguar një letër me informacione të detajuara tek ACA (Austoriteti Shqiptar i Konkurrencës). KESH ka diskriminuar kompanitë e tjera, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare, madje duke kërcënuar se do të ngrejë padi kundër kompanive të tjera që se po i dëmtojnë reputacionin. Aktivitetet e KESH në tregun e shitjes me shumicë po ngrenë shqetësim të madh. Ai është bërë simbol i korrupsionit të thellë dhe tregtisë së paligjshme në Shqipëri.
EnCS ka theksuar se është me rëndësi jetike që autoritetet shqiptare të merren me ankesat e ndërmarrjeve të tjera, për të siguruar funksionimin e duhur të tregut dhe për të rifituar besimin. Efikasiteti i autoriteteve kombëtare për konkurrencën dhe subvencionet shtetërore në sektorin e energjisë nuk janë të kënaqshme.
Meqenëse autoriteti rregullator i energjisë ERE, nuk ka kryer detyrat e tij në përputhje me Ligjin 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” duke iniciuar procedura hetimore kundër Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), me qëllim që të përcaktohet përfundimisht, nëpërmjet kontratave, dhe çdo dëshmie tjetër që është në dispozicion të tij dhe në dispozicion të ERE-s, ekzistenca dhe shtrirja e manipulimit të plotë të KESH-it në tregun shqiptar të energjisë elektrike, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, përmes manipulimit të tenderëve dhe shfrytëzimit të kontratave ekskluzive, të cilat ofrojnë mekanizma dhe mjete për transferimin e paligjshëm e vlerave nga KESH në një kompani private nga Serbia dhe një tjetër nga Shqipëria.
ERE nxitet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar që aktivitete të tilla të vazhdojnë në dëm të tregut shqiptar dhe klientëve. Përkundër manipulimeve të dukshme serioze dhe rrjedhjeve të paligjshme financiare, ERE filloi procedurat vetëm pas presioneve, por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim serioz për të hetuar apo adresuar çështjet në fjalë. Situata përkeqësohet edhe më tej nga fakti se KESH-i ka lidhur kontrata ekskluzive për vitet 2017 dhe 2018 me kompaninë nga Serbia. KESH u mundësoi pjesëmarrësve të privilegjuar të përshtasin ofertat e tyre përfundimtare para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë të vetëdijshëm se oferta të tilla do të pranoheshin në tender.
Për më tepër, KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë, të rrejshme dhe mashtruese të dorëzuara në treg, duke ulur ose rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikuar sasitë e njoftuara fillimisht, ndërkohë që tenderët janë ende në zhvillim e sipër ose në dhënien e tyre, dhe njëkohësisht u ofronte pjesëmarrësve të privilegjuar njoftimin paraprak. ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim lidhur me këto procedura. Pyetja është, se çfarë roli luan zyra e Prokurorisë shqiptare në këtë çështje dhe pse nuk ka filluar procedimet kundër personave përgjegjës, përfshirë disa anëtarë të familjes Rama? Përse EnCS nuk ka kryer sanksionimin e këtyre aktiviteteve? Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar mbi të gjitha ato çështje, të cilat së shpejti do të publikohen. /Shekulli/