Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një qytetari sipas të cilit, paratë e kapura në flagrancë në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit. Dhe jo vetëm kaq, sipas denoncimit, këto para Sota po i çonte në shërbim të Saimir Tahirit për t’i pastruar tek një tregtar shumë i afërt me të. “Qytetari dixhital informon: paratë në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit, i cili po i dërgonte për pastrim te një tregtar, mik i ngushtë dhe i afërt i tij”, shkruan Berisha në postimin e tij. Ndërkohë në denoncimin e qytetarit thuhet: “Përshëndetje Doktor. Atëherë kam informacion, që lekët që u gjetën në makinën e Orest Sotës ishin të Saimir Tahirit me destinacion në qytetin e Elbasanit, tek një tregtar cigaresh mik i ngushtë dhe i afërt me Saimirin dhe lekët do të shkonin aty për pastrim dhe ky tregtari tregton edhe cigare pa pullë fiskale ashiqare dhe nuk e ndalon njeri. Ju lutem anonim”.