Denoncimi për bandën e Pjerin Ndreut; vrasje, përdhunime dhe trafikime

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim të fortë mbrëmjen e sotme, ku ka treguar lidhjet e kryebashkiakut Rilindas, Pjerin ndreu, me bandën kriminale të familjes Biba. Sipas Berishës, Ndreu është mbështetësi kryesor i bandës Biba mbi të cilën rëndojnë akuzat e vrasjeve, trafikimeve, plaçkitjeve dhe pengmarrjeve.

Postimi i Berishës:

Pjerin Ndreu akuzohet si mbeshtetes kryesor i bandes Biba, vrasjeve, trafikimeve, plaçkitjeve, pengmarrjeve te saj!
Miq, sipas qytetarit dixhital mbi banden Biba rendojne:

Pengmarrje, trafikime vajzash te reja, plaçkitje me arme, vrasje burrash, grash, te rinjsh, nen mbrojtjen e Pirinit te tyre, vrasesit me uniforme policie, te cilin e perzuri nga polcia ministri socialist Toska si te dyshuar per vrasje!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor. Lexova denoncimin e një gazetareje nga shkodra për Pjerin Ndreun, ose PIRININ siç e thërrasin shokët e tij. Tani une desha tu thoja diçka më shumë mbi këtë histori. Në atë kohë një Bandë e bazuar ne Tale-Lezhë pati zaptuar ndertesa të ushtrisë dhe i patën kthyer ne banesa.

Të gjithë i njohin dhe i njihnin si 9Vllezërit. Në fakt sot janë veç 8, disa prej tyre ne burg e disa mes Lezhës Mirditës dhe Tiranës, Por le të kthehemi tek vajza ne fjalë Viktimë e tyre. Vajza është grabitur brenda në shtëpi nga Pashk, Zef, dhe Martin Biba,

Që të 3 vëllezër, Pashku në burg në burrel aktualisht, Zefi,i vrarë e Martini trafikant narkotikësh dhe “investitor” Pasi e shqyen nga familja duke lene edhe një të vrarë vajza u trafikua ne itali, (duhet theksuar që nuk ka qenë e vetmja).

Pas disa kohësh vajza arratiset dhe shkon tek të afërm te saj ne itali me mbiemrin CURRI. Ndërkohë Banda Biba zhvillohej e Lulëzonte pasi në Tiranë kishin PIRININ. Pasi e morën vesh se ku u strehua vajza vëllezërit Biba, Martini dhe Pashku zunë në pritë Çiftin CURRI të cilët udhëtonin për Rinas për tu kthyer në itali pas pushimeve,

Ngjarja Gjoja u hetua por autorët “nuk u gjetën” ,Natyrisht PIRINI i ruante shpatullat shokëve te vet. Pas një farë kohe Zef Biba së bashku me një vajzë nga lushnja(viktimë e trafikut te tyre) mbesin te vdekur ne një atentat. Vrasjen e mori përsipër i biri i çiftit Curri i cili u dënua me 12 vjet.

Historia mbyllet paksa kur njërit prej vëllezërve (ai që mbante lidhjet me PIRININ) i vendoset një bombë ne derë te shtëpisë nga shpërthimi i së cilës mbesi te vdekur e shoqja dhe 2 fëmijë. Po këtij i është bërë atentat disa herë,pasi ishte KY koka e bandes, pati ngelur i plagosur disa herë por jeton.

Theksoj se një prej nipave te këtij personi la qëlluar dhe Vrarë në RRËSHEN një djalë 22 vjeçar e sot është në burg. Të gjithë ne atë zonë i dinë lidhjet e kësaj familjeje BANDË me Pjerin Ndreun. Mund ta dërgosh mesazhin Edhe gazetares shkodrane dhe do shihni se do Ua konfirmojë POR i kemi publikuar edhe nëpër faqet tona, por pushteti kriminal na sul minjtë me raport ne FB deri sa na i fshijnë.

Artikulli paraprakNjë tjetër kryebashkiak i inkriminuar kërkohet nga Greqia, Rama e strehon në Bashki
Artikulli tjetërLidhjet me krimin dhe trafiqet të shtatë të emëruarve nga Rama si kryebashkiakë