Denoncimi për kompleksin e “Eskobarit të Ballkanit” në Sarandë dhe lidhja me Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama për lidhjen që ka me “Eskobarin e Ballkanit” për shkak se kompleksi i tij turistik në Sarandë nuk kontrollohet nga Tatimorët me urdhër të kreut të Qeverisë. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se të gjitha bizneset e tjera në qytetin bregdetar janë në shënjestër të inspektorëve tatimorë pasi marrin artikuj dhe produkte të tjera dhe largohen pa paguar. Ish kryeministri Berisha publikoi dje denoncimin e një biznesmeni, i cili dëshmon se si bizneset po zhvaten nga banda e tatimeve.  “Biznesmeni dixhital denoncon plaçkitjen e bizneseve nga bandat e tatimorëve të konfidentes së Piktorit dështak, ndrikull Brisit. Këta banditë, në qytetin e Sarandës kalojnë nga një dyqan në një tjetër dhe plaçkisin haptas, duke mbushur çantat personale me mallra, për të cilat nuk paguajnë asnjë qindarke. – Funksionimin e kompleksit të Eskobarit të Ballkanit, mikut të Ramës, “Santa Quaranta” me urdhër nga lart, si zonë e lirë pa taksa” shkruan Berisha. Ndërsa, në denoncimin e biznesmenit thuhet: “Përshëndetje doktor, jam një qytetare nga Saranda. Jam shumë e shqetësuar në lidhje me këtë shtet që ne sot jetojmë. Momentalisht ditë për ditë në dyqanet tona na vizitojnë vetëm grupe të tatimeve, të cilët çfarë nuk na kërkojnë nga momenti që e dinë që puna ka mbaruar me kohë dhe më e fundit ka qenë para katër ditësh ku në dyqanin tim kanë ardhur katër punonjës të tatimeve dhe mbushën secili çantat me gjëra të ndryshme të vlerave të mëdhaja dhe u larguan sikur asgjë s’kishte ndodhur!! Por kjo nuk ka ndodhur vetëm tek mua, por në të gjitha bizneset e ndryshme të Sarandës. Përveç kësaj vijnë dhe na bëjnë presione për pagat që si kemi shlyer, sepse u kemi dhënë fakte që punë nuk kemi dhe me asgjë nuk na ndihmojnë thjeshtë na thonë ose t’i shlyejmë ose t’i mbyllim bizneset po si t’i mbyllim me çfarë të jetojmë dhe ku të vemi? Sepse akoma se kemi marrë veten që nga muaji tetor mos gabohem që zoti Edi Rama na la 15 ditë pa korent çdo paradite, sepse e shiste… akoma se kemi marrë veten nga ajo kohë dhe akoma s’kemi parë asgjë se çfarë do të bëhet me këto që po na bëjnë me djersën tonë, sepse në krahasim me kompleksin më të madh në Jug “Santa Quaranta” as edhe një punonjës i tatimeve me urdhër nga lart thuhet të vet Ramës nuk ka guxuar të afrohet për asnjë qëllim dhe si i mbajnë ata gjithë atë biznes? Duke na zhvatur neve lekët nga të gjitha anët e duke darkuar zoti Edi natë për natë me pronarët e atij kompleksi!!! Po e le me kaq, sepse nuk kam më durin t’ju shpjegoj se në çfarë kohe jetojmë. Të paktën na ndihmoni çdo gjë të mbaroi me kaq”

Exit mobile version