Denoncimi: Rama rikthen tatimin mizor për turizmin, si po ushtrohet terror ndaj operatorëve turistikë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar rikthimin e tatimit mizor nga kryeministri Rama për turizimin. Denoncimi i Berishës është bërë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar.
Postimi i Berishës në Facebook
Edvini rikthen tatimin e jashtezakonshem te eterve mizor per turizmin!
Operatoreve turistike ju imponojne dhe detyrojne te faturojne 30% me shume per vitin 2018 se sa vitin paraardhes.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor,
Tatimet kane nisur nje veprimtari detyruese ndaj operatoreve turistike, ku u imponojne te faturojne dhe deklarojne 30% me shume se viti paraardhes per vitin 2018. Procesin e quajne “intervistim”, duke thirrur prane zyrave te tyre operatoret turistike ne menyre qe te mos shperndajne shkrese pasi behet publike.
Atje i njohin me “detyrimin” qe duhet te nenshkruajne, duke i sqaruar se ai qe pranon “nuk do te kete kontrolle” nga ana e tatimeve, dhe se “pergjigja pozitive” do te beje qe te njoftohen punonjesit ne terren “te mos e vizitojne” biznesin ne fjale. Dmth, nese pergjigja eshte “negative”, punonjesit ne terren do te udhezohen “ta vizitojne” biznesin ne fjale….
“Arturo Ui” domethene….
Bashkengjitur nje foto e shkreses fotografuar me nxitim, me te cilen “te thirrurit” njihen ne zyrat e tatimeve dhe nuk u lejohet ta marrin me vete qe te mos e shperndajne e te mos mbeten gjurme”.

Exit mobile version