Një zyrtar ka denoncuar një skandal që ka ndodhur me i ARMO-n në vitin 2017. Zyrtari I është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon se Beso i Tajvanit në bashkëpunim me kryeministrin Rama i kanë vjedhur shtetit 74 milione euro në vitin 2017. Berisha shkruan në një postim në FAcebook se, Besua dhe Rama vodhen 74 milione euro ne Armo!
“Zyrtari dixhital informon:
-74 milione euro taksa te akcizes, qarkullimit dhe TVSH u vodhen nga Rama dhe Besua i tij ne Armo!
-Kullat e Teatrit do ndertohen me parate e vjedhura ne Armo!
-Besua i Rames takohet me ruse per gazin e Delvines!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Mirmbrema z. Berisha. Dua t’ju bej me dije se gjate vitit 2017, nga Armo u shiten 167 mije ton nafte, u arketuan 211 milion euro nga kjo shitje. Nuk i jane paguar shtetit 74 milion euro te cilat jane taksa e akcizes, taksen e qarkullimit dhe tvsh. Perse drejtoresha e tatimeve ka lejuar mospagimin e ketyre taksave? Nga e ka marre urdherin?
Pse hesht ministri financave? Kush e urdheroj ate te heshte, sigurisht vetem Rama mund te bente kete. Nga burime te sigurta mendohet se kjo shume do perdoret per ndertimin e kullave te teatrit kombetar.Pervec kesaj ne restorant Taiëan nje biznesmen Rus ka patur nje takim koke me koke me Beson per gazin ne Delvine”, shkruan zyrtari.