Fëmijët e disa shkollave 9-vjeçare në Tepelenë janë hequr nga orët e mësimit për të ndjekur një aktivitet ku ndodhet ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti Bledi Çuçi për “Ali Pashë Tepelenën”.
Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një status të shkurtër në Facebook, shkruan se ky është një skandal që bie në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut.
“Termeti dhe deputet e PS aktualisht po perdorin femijet per te mbushur sallen e nje simpoziumi shkencor per Ali Pashen. Pa dyshim i kane hequr nga mesimet ne shkollen e tyre. Nje skandal i ri ky, ne kundershtim me ligjin, rregullat e te drejtat e njeriut! Kur nuk vjen kush t’i degjoje, mos u bini ne qafe femijeve!”, shkruan Shehu.
Shkollat e Tepelenës e kanë marrë pushim sot, pasi në qytet po festohej festa e Ali Pashës.
Në kuadër të këtyre aktivitete në Tepelenë kanë qenë të pranishëm dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputeti Bledi Çuçi.
Edhe në takimin që ata kanë organizuar është parë një prani e madhe e fëmijëve që kishin braktisur orën e mësimit për të mbushur sallën. Në praninë e mediave ata janë detyruar që të kthehen në shkollë.
Nga ana e drejtorisë arsimore nuk ka pasur një sqarim në lidhje me këtë situatë.