Denoncimi: Tonelata e drogës së kapur në Qafë Thanë i përket njerëzve të kryetarit të Bashkisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se, droga e kapur në Qafë Thanë është 1 ton dhe është e partisë, e kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Në një status në “Facebook” Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se dyshimet janë se droga i përket Lalës, ndaj dhe nuk ka deklaratë zyrtare nga Policia.
Deri tani policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht se sa ishte sasia e drogës së kapur në një furgon në Qafë Thanë apo nëse ka persona të ndaluar.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Breaking Neës:
Droga mbi 1 ton e kapur ne Qafe Thane është e Partisë
Don Lala në tavë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Dr.Berisha!
Sipas një informacioni që më dha një oficer policie në Elbasan, më konfirmon që droga në furgon ishte mbi një ton dhe dyshimet e para janë se i përket njerëzve të Lalës (Qazimit) prandaj edhe policia nuk po bën një deklaratë zyrtare! Gjithsesi mund ta verifikoni për më gjerë këtë çështje!

Artikulli paraprakPërleshje te Kuvendi, policia sulmon banorët (Video&Foto)
Artikulli tjetërSi ta di nëse kam thyer ndonjë kockë?