Denoncimi: Urgjenca në Tiranë pa liaçe për të sëmurët, qeveria shpik skandale për të mbuluar skandalet

Ish-Kryeministri Berisha denoncon mungesën e liaçeve për të sëmurët në Urgjencën e Tiranës. Denoncimi është bërë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar.
Postimi i Berishës në Facebook
Urgjenca e narkoshtetit ne Tirane pa liace per te semuret rende!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Mirembrema z. Berisha!
Ju keni thene qe kjo eshte Scandal Based Government. Me gjithe respektin dhe besimin qe ju jeni politikani me i mire i ketij vendi, ne fillim me dukej pak e nxituar kjo shprehje por koha e tregoi qe kishit tmerresisht te drejte!
Kjo eshte nje qeveri qe shpik skandale per te mbuluar skandale.
Po shkaterron Teatrin Kombetar me ligj antikushtetues per te mbuluar skandalet “Xhafaj” dhe shitjen e detit te greket.
Kjo eshte nje qeveri qe ka rrenuar gjithçka ne kete vend!
Dua te denoncoj nje tjeter fakt te tmerrshem.

Urgjenca e QSUT NUK ka medikamente per te semuret. As edhe nje medikament nuk i kane dhene xhaxhait. Nuk ka medikamente thone personeli mjeksore, duhet t’i blini vete!
Xhaxhai im me histori koronaro grafi (3 vjet me pare) eshte transportuar me urgjence ne QSUT dhe ndodhet i shtruar ne “Zona e Kuqe” ne urgjence.
Aktualisht ai merr 12 medikamente ne dite 5 prej tyre duhet t’i marre ne oraret e darkes 1 ne shtat dhe 4 ne tete pas buke, pa te cilat ai do te kishte veshtiresi serioze per jeten ose do te pesonte vdekjen e menjehereshme.
Kujtoj qe vetem RANEXA kushton 7500L dhe per nje te semure kronik pensionist ky medikament eshte pa rimbursim. Gati gjysma e pensionit apo me teper xhaxhait i shkon vetem per ilacet.
Per fat vajza e xhaxhait i kishte marre medikamentet me vete dhe sot ai mund ta kaloj naten pak me i qete.
Por po nese nga urgjenca do ishin harruar medikamentet, do te vdiste xhaxhai sot??!
Po pacientet e tjere çfare do te bejne?
Shendetesia falas, por ilacet shko e bliji te farmacia perjashta?!
Keta jane perveçse hajdut jane edhe krimineler te pashpirt!
Faleminderit”.

Artikulli paraprakRritën çmimin për ujin dhe përkeqësuan shërbimin, më pak furnizim për qytetarët dhe shtohet armata e punonjësve
Artikulli tjetërBasha dhe Berisha, homazhe në nderim të artistit të madh Fadil Hasa: “Buzëqeshja është sot në zi”