Denoncohet operacioni KÇK, Berisha publikon sms-në: Pse nuk preken të forte nga Kruja

Qytetarë të Krujës e shohin me qesendi, të ashtuquajturin operacion OFL që godet krimin e organizuar, në një kohë kur ata radhitin emrat e dhjetëra “të fortëve” me origjinë nga Kruja, deputetë, zyrtarë e policë që nuk ka zot t’u dalë përpara.

Emra si Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmës, Rexhep Rrajës, Ramazan Rrajës, Edmond Kadiut, Pëllumb Stafukës, Bilbil Maja etj renditen në një denoncim, që ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot në profilin e tij në Fb.

Berisha tregon se sms-ja “denoncon operacionin forca e krimit të KÇK, për mbrojtjen e kriminelëve e trafikantëve të drogës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”

Përshëndetje z.Berisha

Ju lutem, denoncojeni këtë problem.

Sot rastësisht një inspektor krimesh në Fushë Krujë, që për arsye sigurie s’dua t’ia them emrin, më tha:

OFL ngjan si një strukturë kriminale ose bandë që ka mbështetje vetëm Kryeministrin dhe opsionin e tij, që tejkalon çdo institucion tjetër. Për shembull, tha ai, OFL ka amistuar të gjithë kontigjentin kriminal të grupeve që financuan dhe tregtuan mbjelljen e hashashit në rrethin ose në territorin e bashkisë Krujë nga viti 2013 e deri në 2019, se tani po përgatiten fidanishtet.

OFL po merret me makinat e zhdoganuara të regjistruara e me dokumente të rregullta, kurse makinat e policit Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmës, Rexhep Rrajës, Ramazan Rrajës, Edmond Kadiut, Pëllumb Stafukës, Bilbil Maja etj nuk preken nga Policia dhe hetimet gjithmonë kanë dështuar.

OFL po amiston fajdexhinjtë që prodhojnë krim”.

Artikulli paraprakU përzgjodh si foto më e mirë mes 48 mijë fotove
Artikulli tjetërBasha pret delegacionin nga Presheva dhe Bunanovci: Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare