Denoncoi lidhjet e Ramës dhe Tahirit me bandat e drogës, dënohet Zagani

Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me 4.5 vite burg.
Gazetari Basir Çollaku shkruan në jjë postim në Facebook se Dritan Zagani është dënuar sepse “shpërdorimi” i detyrës prej tij ka sjellë arrestime teafikantësh dhe sekuestro droge. “Tani duhet ta dënojnë dhe për kallzimin e vëllezërve Habilaj dhe kushëririt të tyre Sajmir Tahiri. Të parët janë në burg në Itali për trafik droge dhe ish-ministri i Brendshëm në hetim po për trafik droge nga Krimet e Rënda.
Vendimi kur Tani të vendosë ta publikojë do të nxjerrë xhevahiret e pathëna të gjykatës dhe Prokurorëve në 5 vite. Pafajësia e Zaganit do të jepet nga një gjykatë që nuk e ka zyrën në Keshillin e Ministrave. Pafajësia e Dritanit është çështje kohe dhe jo ligjore. Argumentet, provat dhe faktet janë pro tij. Prokurorët dhe gjykatësit janë nënshtruar vettingut dhe Edi Ranës nëpërmjet sekretarit të tij që ka vetë telashe”, shkruan Çollaku.

tahiri seiti habilaj

Artikulli paraprakAs fshehja dhe as pazaret Dakos me Ramën dhe Prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij
Artikulli tjetër5 vjet nga ndarja nga jeta/ Basha kujton Sokol Olldashin: La pas një shembull përjetësisht frymëzues