Denoncoi skandalin e ryshfetit që i kërkuan për llogari të drejtorit, kreu i OSHEE rreh në zyrë qytetarin

Një skandal që po merr më shumë përmasa ka ndodhur në OSHEE-në e Vlorës. Drejtori Erion Osmenaj e ka goditur në kokë me skulpturë, qytetarin që i shkoi në zyrë dhe denoncoi se i kishin kërkuar ryshfet në emër të tij.

Por, nuk mjafton më kaq: për të mbyllur skandalin, viktimës së drejtorit, Petref Halilajt, po i bëjnë presion të tërheqë denoncimin nga Policia, paralelisht me të edhe punonjësve që mund të dëshmojnë se si Halilaj u mbyt nga gjaku.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot këtë skandal me këtë shënim: “Dajaku si shërbim i narkoshtetit për qytetarët. Dajak narkodrejtori i Edvinit në Vlorë rreh dhe bën për spital qytetarin abonent! Miq, narkoshteti është shteti i trafikantëve, banditëve dhe horrave!

Postimi i plotë

Dajaku si sherbim i narkoshtetit per qytetaret.

Dajak narkodrejtori i Edvinit ne Vlore rreh dhe ben per spital qytetarin abonent! sb
Miq, narko shteti eshte shteti i trafikanteve, banditeve dhe horrave!
Drejtori i OSHE ne Vlore i çan koken me statuje qytetarit vetem se ai denoncoi punonjesin qe i kishte kerkuar ryshfet per drejtorin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Drejtori kriminel I Edvin Krimit sulmon qytetarin.
Përshëndetje Doktor.Sot në oshee e Vlorës ka ndodhur një skandal.Drejtori rajonal i Vlorës Erion Osmenaj,ka rrahur në zyrën e tij një abonent i cili erdhi për tu ankuar ndaj ryshfetit që i kishin kërkuar për llogari të drejtorit.

I kapur në befasi, drejtori kriminel e goditi në koke me një skulpturë artistike që ka mbi tavolinë, një kal porcelani. me pas ndërhynë punojesit që i ndanë dhe e kane gjetur qytetarin të mbytur në gjak. nga policia e Vlorës dhe strukturat e oshee po bëhet presion që qytetari të tërheqë denoncimin.

Verifikojeni si lajm se është super I vërtetë. stafi I hajduteve dhe horrave që ka sjellë nga pas nga Tirana,po na bëjnë presion, të gjithë punonjësve që ta mbajmë gojën mbyllur duke na kërcënuar me vendin e punes që ky lajm mos te dale Qytetari quhet Petref Halilaj.

Momentalisht qytetari ndodhet në spitalin e Vlorës dhe po shtrëngohet që të tërheqë denoncimin. Anonim të lutem se kemi fëmijë për të ushqyer.

Exit mobile version