Deputejta e Foltores përgënjeshtron Bardhin: I jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar masat deri të hënën

Në një lidhje Skype në Ora News deputetja Sorina Koti u shpreh se është firmosur një kërkesë për gjykatën kushtetuese për masat e sigurisë ndaj Sali Berishës.

Ajo shtoi ky është një vendim anti-kushtetues dhe lënie pezull për vendimin e parë, është marrë nga gjykata vendimi i dytë.

Koti: Ne kemi firmosur një kërkesë për gjykatën kushtetuese. Këtu janë deputetët e PD-së që po i dërgojnë gjykatës për kryetarin e PD-së për një arresti në shtëpie për të. Mendojmë se ky është një veprim anti-kushtetues dhe lënie pezull për vendimin e parë, është marrë nga gjykata vendimi i dytë.

Kjo është një çështje urgjente dhe ndaj kërkohet një përgjigje urgjente, në mënyrë që  vendimet e SPAK të janë në raport me gjykatën kushtetuese. Nuk mund të kalohet në arrest shtëpie pa u kërkuar një leje nga parlamenti. Mendojmë se jemi në kohë për të frenuar një veprim kaq të nxituar dhe diktatorial.

Artikulli paraprakProblemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet e BE-së
Artikulli tjetërStuhi dhe dëborë në Kukës, disa fshatra të zonës pa energji elektrike