Deputetët e Berishës bllokojnë punimet normale të Parlamentit, deputetët e Ramës tallen me njerëzit në mbledhjet online

Duket se ka një koordinim të shkëlqyer mes asaj që bëjnë deputetët e grupimit të “Rithemelimit” të Sali Berishës me ata të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Të parët bëjnë sikur zihen, nuk lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare, të dytët bëjnë sikur mblidhen online dhe, në vend që të bëjnë detyrën kushtetuese, tallen me njerëzit.

Një rast i paprecedent ka ndodhur ditën e sotme, ku deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, nuk ka lexuar dot projekt-ligjin në programin Zoom si pasojë e së qeshurës.

Ka qenë mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe deputeti Çyrbja ka qenë në cilësinë e relatorit të projekt-ligjit.

Duket se Çyrben e ngacmon dikush tjetër që ka në zyrë, mirëpo një veprim i tillë nuk është vetëm fëminor që nuk i shkon për shtat një anëtari ligjvënës të Republikës së Shqipërisë, por, mbi të gjitha, është një tregues i madh se, ndërsa deputetët e Berishës bëjnë sikur ndezin zjarrin dhe flakën në Parlament, deputetët e Ramës bëjnë sikur mblidhen dhe diskutojnë online për projekt-ligje të rëndësishme.

Pas deputetit të Shijakut, edhe deputetët e tjerë i ka zënë e qeshura dhe nuk kanë mundur dot ta mbajnë seriozitetin, edhe pse ishin në një mbledhje online, ku qytetarët ishin duke i ndjekur.

Mjafton që këto skena të shohin shqiptarët, t’i marrin në analizë dhe të dalin vetë në konkluzione.

Exit mobile version