Deputetët demokratë në Komisonin hetimor për inceneratorët kanë zhvilluar pasditen e sotme në Fier për të parë nga afër dhe për të mbledhur prova për hetimet.
Deputetja e PD Dhurata Çupi tha se objekti i kom hetimor ka qenë ndjekja e procedurave ligjore, kontrata koncesionare, si kanë kaluar 28 mln euro nga buxheti i shtetit tek koncesionari.
“Objekti nuk punon, nuk është funksional. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në 2016, duhet të përfundonte në 2019 dhe jemi në 2022. Shikoni, po përpunohet sot. Verifikohet qartë ajo që ka denoncuar opozita”, deklaroi Çupi.