Deputetët e PD-së kapin prej leckash Veliajn për ta nxjerrë jashtë Komisionit

Deputetët e PD kanë kapur prej leckash Erion Velinë për ta nxjerrë jashtë mblehjes së Komisionit të Ligjeve. Përplasja e ashpër deri fizike ndodhi pas provokikmit dhe futjes në Komisionin e Mediave në mënyrë të paligjshme të Kryetarit të Bashkisë për të mbrojtur prishjen e Teatrit. Në Komision Veliaj nuk ka qenë i ftuar dhe kjo ka sjellë edhe përplasjen pasi ai ka hyrë I paftuar dhe ka nisur të replikojë me deputetët e opozitës në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment deputeti Noka është ngritur nga vendi dhe ka shkuar në drejtim të Veliajt për ta nxjerrë me forcë jashtë Komisionit. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e sigurisë për të shmangur përplasjen fizike. Kryetarja e Komsionit të Kulturës dhe Mediave, Vokshi ka kërkuar nga Garda të nxjerrin jashtë sallës Veliajn, por Garda i është bindur vetëm pushtetit dhe jo drejtueses së Komisionit. Eputetët e opozitës I kanë hequr mikrofonin Veliajt duke e lënë që të flasë.
Një situatë skandaloze po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku Garda e Republikës ka dalë kundër deputetëve për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetarja e Komisionit të Medias në Kuvend, Albana Vokshi ka kërkuar nga Garda e Republikës që të nxjerrë jashtë Veliajn, pasi është i paftuar në Komision.
Por Garda nuk ka bërë asnjë veprim, duke shkelur rregulloren e Kuvendit.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i deputetëve të PD-së të cilët kanë kërkuar largimin e Veliajt, por Garda ka dalë sërish në krah të Veliajt dhe kundër deputetëve të PD-së.

Veliaj shkon pa ftuar në Komision
Ka nisur me përplasje seanca e sotme në Komisionin e Medias dhe të Edukimit, ku është parashikuar që të mbahet një dëgjesë për Teatrin Kombëtar.
Në seancë është paraqitur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, edhe pse sipas kryetares së Komisionit Albana Vokshi, dëgjesa me të ishte parashikuar për nesër.
Veliaj ka marrë fjalën dhe ka ofenduar direkt Vokshin, duke i thënë se nëse do të ndjekë pasionin si aktore të shkojë dhe të bëjë audicionet.
Duket se kjo situatë ka nxehur më së shumti aktorët dhe regjisorët e Teatrit, ku në mënyrë demonstrative regjisori Robert Budina ka vendosur që të largohet në mënyrë demonstrative nga salla. Në ekran nuk dëgjohet se çfarë thotë Budina, po duket se inatin e ka me të gjithë përfaqësuesit e politikës.
Pjesë nga debati
Veliaj: Po bën ti Teatër, për aktore shko bëj audicion
Vokshi: Të kanë sjellë për të bërë zhurmuesin
Veliaj: Erdha për respekt dhe tani më thua ik, se ke frikë
Vokshi: Unë nëse dua mund të të nxjerr jashtë nga mbledhja, këtu jam unë kryetare
Veliaj: Je kryetare, jo kryegjyqtare. Gënjeni për Teatrin. Ti do të qetësohesh dhe do të kuptosh punët e mira që janë bërë në Bashkinë e Tiranës
Vokshi: Për çfarë ke ardhur.
Veliaj: Të gjithë deputetët e PD-së i ke tani duke pirë kafe te Pazari i ri.

Vokshi ngrihet në këmbë: Nxirreni jashtë Veliajn. Derisa të iki…
Një debat i fortë po zhvillohet në Komisionin e Medias ndëmjet kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe kryetares së Komisionit të Medias Albana Vokshi në lidhje me Teatrin Kombëtar.
Në seancë është paraqitur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, edhe pse sipas kryetares së Komisionit Albana Vokshi, dëgjesa me të ishte parashikuar për nesër. Veliaj ka marrë fjalën dhe ka ofenduar direkt Vokshin, duke i thënë se nëse do të ndjekë pasionin si aktore të shkojë dhe të bëjë audicionet.
Por Vokshi ka kërkuar nxjerrjen jashtë të Veliajt duke i thënë se duhet të bënte kujdes me fjalorin si dhe nuk mund të lejojë që ai ti bëjë reklamë Bashkisë Tiranë. Sipas saj ai duhet të largohet pasi është i paftuar.
Vokshi: Fike mikrofonin, nxirreni jashtë, pa ikur nuk nis seamca…
Veliaj: Jo mo përjashta harroje ti…

velina debil

Exit mobile version