Deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, përplasen me kolegët socialistë, s’i lejojnë të hyjnë në Parlament

Ndërkohë që deputetet e opozitës po përplasen me punonjësit e gardës për tu futur në Parlament, atje kanë shkuar edhe deputetët socialist.

Ata nuk po lejohen të futen në sallë, pasi deputetët opozitarë nuk i lejojnë. Për sa kohë që vetë ata po ndalohen të futen nga Garda.

13 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, për shkak të kaosit të shkaktuar gjatë seancave në Kuvend. Ata kanë tentuar gjithsesi të futen ditën e sotme në sallë, por garda nuk i ka lejuar.

Tensione janë shtuar pasi garda nuk ka lejuar as deputetë të tjerë demokrat të cilët nuk janë të përjashtuar. Për këtë arsye ata janë shprehur se nuk do lejojnë as deputetët e PS-së që të futen në Kuvend.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Artikulli paraprak“O legen, o burracak”/ Bardhi përplaset me Olta Xhaçkën: Bëj gati kyçet e dorës
Artikulli tjetërDeputetët e Rithemelimit ndezin tymuese në Kuvend, Nikolla nis seancën dhe heq nga rendi i ditës marrëveshjen për emigrantët