Deputetët e maxhorancës kanë vendosur të “sheqerosen” përpara se të nisin diskutimet për projekt-buxhetin e vitit 2024, mbledhje që mesa duket do ta zhvillojnë nga ambientet e një kafeneje në kryeqytet.
Përplasja me kolegët nga opozita, bëri që maxhoranca të marrë vendimin për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë “online”, e gjatë kësaj kohe janë ulur në lokal, ku kanë porositur një tepsi me bakllava.
Këtë detaj e zbulon deputeti Erion Braçe, i cili na zbulon se bakllavaja është e bërë me produkte 100% shqiptare, e ndarë në “llokma” njësoj si buxheti i 2024-ës. Llokma më e madhe i takon Edi Ramës dhe oligarkëve.