“Deputetëve t’u hiqet imuniteti”, demokrati Hasa: Ky është standardi nëse hetohen…

Endri Hasa

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Endri Hasa tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë ata që duhet të hetohen, duhet t’u hiqet imuniteti.

Ai tha se Partia Socialiste duhet të kishte votuar që në fillim për heqjen e imunitetit të deputetëve të cilët thirren për hetim.

“Mënyra se si u zhvillua trajektorja në Këshillin e Mandateve dhe ajo që është, ajo që  mund të diskutohet sa i takon standardit, është e vërtetë, Partia Socialiste duhet ta kishte votuar atëherë heqjen e imunitetit të zotit Tahiri, kjo nuk ndryshon asgjë, për faktin që sot duhet të ndryshohet qëndrim dhe mos të vendoset heqja e imunitetit.

Standardi është ky, ata që hetohen, duhet të hetohen pa imunitet. Imuniteti u hoq pjesërisht sepse kërkimi i arrestimit, në rastin në fjalë, kjo ka ardhur si kërkesë e prokurorisë për faktin se vendimet e gjykatave nuk u zbatuan në këto kohë dhe ato kërkojnë një ashpërsi të masës”,-tha Endri Hasa.

Exit mobile version