Deputeti akuzon Halitin: Mori 4 milionë USD nga ish-ministri i Mbrojtjes para se ta vrisnin, ku shkuan paratë?

Xhavit Haliti (Zeka), ish- shef Zbulimit në UÇK, sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është vënë nën akuzë se ka marrë shuma të mëdha nga kosovarët “për çështgjen kombëtare”, por në fakt nuk janë dukur më. Edhe ministrit të Mbrojtjes, Rexhep Krasniqi i paska marrë 8.8 milionë marka Gjermane (rreth 4 milionë dollarë, dhe pas kësaj Krasniqi u vra në një rrugicë të errët pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK-së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK-u, shkruan Express.
Xhavit Haliti me të hapur sot seancën në Kuvend e ka quajtur “rrenc” Qunin, kjo sepse mbrëmë në emisionin “Pressing” të televizionit 7 ai tha se Haliti i kishte marrë gjatë luftës rreth 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.
Kelmendi thotë se në atë kohë Halitit i ishin dhënë 4 milionë dollarë, që bënin 8.8 milionë marka.
Ai shkroi në Facebook se Haliti nuk i kishte informuar Fondin “Vendlindja thërret” për shumën që kishte marrë. E, siç thotë Kelmendi, pasi ishte zbuluar se kishte marrë ato para, Haliti kishte thënë se e kishte cilësuar si “sekret ushtarak”.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:
NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.
Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.
Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…
Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.
Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.
Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante…

Exit mobile version