Deputeti demokrat Luan Baçi paraqitet në SPAK

Deputeti demokrat Luan Baçi është paraqitur në SPAK këtë të premte. Thirrja në SPAK besohet se ka lidhje me një kallëzim që është bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash.

Lidhur me këtë ligjvënësi demokrat doli në një emision televiziv edhe një ditë më parë, teksa zbuloi se është thirrur nga Prokuroria e Posaçme edhe disa muaj më parë. Ai u shpreh se kallëzimin ndaj tij e kishte bërë një patronazhit i Partisë Socialiste.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. Ka nja tre katër muaj… SPAK kishte marrë denoncimin, kishte marrë dokumentacionin e hapi dosjen dhe mori deklarimin nga unë. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë…”, tha Baçi.

Exit mobile version