Deputeti gjerman në Kosovë: Gjermania kundër ndryshimit të kufijve

Deputeti i CDU-së, Peter Beyer gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Komentet e zyrtarit të CDU-së së kancelares Angela Merkel, i bëri pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Dëshiroj t’ju transferoj dy porosi: është një gjë e mirë që kemi një parti si LDK, që si kandidate ka një grua, dhe nuk e ka të nevojshme që të hyjë në koalicione parazgjedhore me dikë tjetër. Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve”, u shpreh anëtari i Bundestagut gjerman.

LDK, ashtu si edhe CDU, është pjesë e familjes së partive popullore europiane, PPE, ndaj dhe Beyer ka shprehur mbështetjen e tij për partinë e drejtuar nga Mustafa dhe për kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu sepse ndjehem si pjesë e familjes. Ne si CDU e mbështesin LDK-në si një prej partive më të forta në Kosovë dhe dëshiroj që kjo parti të ecë përpara. Jemi të vetëdijshëm për një kohë shumë sfiduese që na pret përpara, posaçërisht kur në qendër qëndron korrupsioni dhe krimin i organizuar. Këto janë temat që ne duhet t’i diskutojmë”, është shprehur Peter Beyer.

Kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është shprehur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sipas saj, marrëveshja e mundshem mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit të tyre të përbashkët mund të ketë pasoja në Ballkan.

Exit mobile version