Deputeti i Berishës, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Exit mobile version