Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sërish sot në krahë të banorëve të Astirit të cilët kanë dalë sërish në protestë.
Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kjo protestë nuk ka për tu mbyllur pa u tërhequr qeveria nga kërkesa e oligarkëve. Sipas tij kësaj proteste do ti bashkohen në ditët në vijim edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, që do të protestojnë kundër padrejtësive.
“Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për t’i përçarë për të vënë dy tre tulla në rrugë për të krijuar idenë se këtu është mbyllur protesta është qesharake, pasi protesta do të vazhdojë. PD do të mbështetëse këtë protestë heroike të shqiptarëve dhe shumë shpejt do të shikoni edhe njerëz të tjerë që do t’i bashkohen protestës ndaj kësaj strukture kriminale që quhet Rilindje”, deklaroi Balliu.