Deputeti i PD thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në mbështetje të protestës së diasporës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Re u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së diasporës e cila do të mbahet nesër në orën 17:00 para kryeministrisë.
Pjesë nga deklarata e Balliut
Policia sot i anuloi diasporës protestës, por lekët e diasporës i duan, protestat e tyre nuk i duan.
Nesër çdo qytetarë duhet të jetë në atë protestë.
E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.
Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.
Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet.
Partia Demokratike është në mbështetje të kauzës tuaj. Ne nuk duhet të përplasemi me njëri tjetrin duhet të bëjmë kujdes me përplasjet me policët”, tha Balliu.
Sot ishte dita e 54-t e protestës së banorëve të Astirit të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% nga qeveria për banesat që preken nga projekti Unazës së Madhe.

Exit mobile version