Deputeti i PS kërcënon me jetë oficerin që heton dosjen e djalit të tij për përdhunimin e një vajze

Një punonjës policie ka denoncuar deputetin e PS të Krujës, Rrahman Rraja se nëpërmjet njerëzve të tij të afërt ka kërcënuar me jetë oficerin që po heton dosjen e djalit të tij për përdhunimin e një vajze. Punonjësi i policisë dhe një qytetar nga Kruaja i kanë dërguar mesazhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili i ka publikuar ato në faqene e tij Facebook.
Sipas dërguesve, oficeri i policisë që ka në dorë dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja është kërcënuar me jetë nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Kërcënohet me jetë nga bandat e Partisë oficeri që po hetonte skandalin e djalit të deputetit te narkopartisë Rraja.
Lexoni mesazhet e policit dhe qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Dr une qe po ju shkruaj jam punonjes i policise Komisariatit nr 6, z. Sali Berisha sot mesova sa vlen lekura e nje oficeri policie, sot rreth ore 18 eshte paraqitur ne Komisatiatin e Policise nr 6, Oficeri Policise gjyqesore ne komisariatin e Krujes Emiljano Nuhu, ku ka kallezuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja keta shtetas kan kanosur me jete oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qene duke hetuar Dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit te Krujes Rraman Rraja, Per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku. Oficeri i Policise eshte kercenuar me jete nga njerzit e deputetit te Krujes, kercenimin e ka bere Redjan Rraja, Ramazan Rraja, duke i thene oficerit qe po na hetove me ne do te zhdukim ty dhe familjen tende”.
“JU LUTEMI DOKTOR PUBLIKOJE KETE LAJM VETEM TEK JU MUND TE GJEJME ZGJIHJE PER PADREJTESIT QE I BEHEN KETIJ POPULLI.
ME URDHE TE ORGANIZATES KRIMINALE QE DREJTOHET NGA DEPUTETI I KRUJES RRAMAN RRAJA, NARKO POLICI I KOMISARIATIT NR 6, PAL MARKU KA URDHUR PRISHJEN E PAMJEVE FILMIKE TE NJE LOKALI NE UNAZEN E RE, VENDI KU U KERCENUA ME JETE OFICERI I POLICISE EMILJANO NUHU, I CILI PO HETONTE PROCEDIMIN PENAL TE DJALIT TE DEPUTETIT RRAMAN RRAJA,
KJO ESHTE POLICIA QE DUAM,
RASTI NUK ESHTE REFERUAR NE PROKURORI, NGJARJA PO FSHIHET NGA POLICIA”.

Artikulli paraprakBasha: Rama, para drejtësisë, kurrë koalicion me të!
Artikulli tjetërMarrëzia e qeverisë, shqiptarët lënë 130 milionë euro për 1 vit në loto e kazino