Banorët e njësisë Nr 1 në kryeqytet kanë denoncuar deputetin socialist, Robert Bitri për shtesën e një ndërtese për të cilën pretendojnë se është pa leje.
Sipas njërit prej banorëve, që pretendon se është edhe pronar i truallit, është komunikuar nga vetë bashkia e Tiranës se është pa leje, por që punimet në ndërtesë vijojnë. Ai thekson në migrofonin e Fax News se shtesa po bëhet në katin e fundit të një pallati 7 katësh në pronësi të Robert Bitrit.
“Unë jam pronar i truallit dhe gjithashtu banor këtu. Kam bërë një kërkesë tek IKMT e bashkisë qëndrore, dhe më thanë se pas një muaj vjen përgjigja. Në të njëjtën kohë marr edhe policinë bashkiake, përkohësisht i ndalojnë punimet dhe sapo largohen policët, rifillojnë sërish. Këtë e kam bërë për tre herë me radhë. Ndërtesën po e bën Robert Bitri, ai është pronari.
Kishte një javë ndërprerje të punimeve nuk e di për çfarë arsyeje, por që kanë nisur sërish. Po bëhet një shtesë në një pallat që është po e deputetit Robert Bitri. Ai po punon në fshehtësi. Ne do ta ndjekim këtë në rrugë gjyqësore duke e denoncuar së pari në Polici dhe në Prokurori gjithashtu. Punimet në ndërtesë kanë filluar prej rreth një muaji.
Po ndërohet një kat shtesë në një pallat 7 katësh që është në pronësi të deputetit. Nuk kemi pasur asnjë përgjigje të formës së prerë zyrtare për denoncimet që kemi bërë”, tha qytetari.