Deputeti i PS, Vullnet Sinaj shkon në SPAK, mësohet arsyeja

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka mbërritur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ia do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK rreth konfliktit fizik të regjistruar në seancën plenare të së hënës më 30 Tetorit në Kuvend, me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

PD ka kallëzuar Vullnet Sinajn në SPAK ku e akuzon për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa edhe PS ka kallëzuar në SPAK deputetin Bledjon Nallbati për të njëjtën akuzë.

Nëse shpallesh fajtor për këtë vepër penale mund të dënohesh nga gjobë deri në tre vite burgim.

Artikulli paraprakSHËNIM/ Përmbytet Tirana, pritet ‘shpëtimtari’ Erjon Veliaj me lopatë dhe pompë në dorë
Artikulli tjetërRrëshqitje dherash në aksin Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër, ndërpritet qarkullimi