Deputeti Korreshi takohet me banorët: Janë lënë në harresë nga pushteti vetëm pse votuan Partinë Demokratike

Deputeti i PD për Lushnjen, Saimir Korreshi shkruan në një postim në Facebook se, banorët e fshatit Barbullinjë janë lënë në harresë nga pushteti qëndror e vendor vetëm prej faktit se votuan Partinë Demokratike.

“Bujqësia në mëshirë të fatit, asnjë rimbursim për këtë sektor. Asnjë lek për plasmas, prodhime të mbetura në serë”, shkruan Korreshi.

Postimi i plotë i deputetit Korreshi

Me banoret e fshatit Barbullinjë. Te lene ne harrese nga pushteti qendror e vendor vetem prej faktit se votuan Partine Demokratike.

Bujqesia ne meshire te fatit, asnje rimbursim per kete sektor. Asnje lek per plasmas, prodhime te mbetura ne serë. Blektoria pothuaj inegzistente, familjet qe akoma kane lope numerohen me gishta sepse kosto e larte nuk u leverdis te merren me kete sektor kur dengu i jonxhes eshte 7000 mije leke ndersa qumeshti 380 leke per liter. Kanale kulluese e vaditese te bllokuar gjithandej.

Rruga per ne fshat si mos me keq pa vene asnje dore ne keto 8 vite. Pa trotuar pa ndriçim. Thjesht e kane degdisur si fshat.

Femijet per ti çuar ne shkolle bejne gati 2 km rruge e kemi dimer perpara.

Me e tmerrshmja nuk kane asnje koshe per plerat si kemi denoncuar edhe dite me pare e asnje pergjigje per kete mungese edhe pse taksat ua marin.

Edhe njehere u bejme thirrje se nese deri te premten te pakten koshat nuk sillen ne fshat, te gjithe banoret do tua lene ne dere te Njesise Administrative.

Respekte per ju njerez punetore e fisnik.

2 1

Exit mobile version