Deputeti i zgjedhur i PD, Lefter Gështenja vijon takimet me elektoratin në zonat e Librazhdit. Dje ai është takuar me banorët e Sebishtit ku ka dëgjuar problemet e tyre. Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se, kjo zonë vazhdon të vuajë mungesën e një mjeku, mungesën e ujit të pishëm, të ujit vaditës, mungesën e një ure, si dhe mungesën e infrastrukturës.
Lefter Gështenja ka zhvilluar takime pas zgjedhjeve me banorët, po thuajse në të gjitha zonat e rrethit të Librazhdit ku ai kandidoi për deputet nën siglën e PD.
Postimi i plotë
Takim me banorët e Sebishtit ku problemet vazhdojnë të mbeten të njëjta.
Premtimet elektorale nuk e kanë ndryshuar realitetin në të cilin këta banorë jetojnë.
Kjo zonë vazhdon të vuajë mungesën e një mjeku, mungesën e ujit të pishëm, të ujit vaditës, mungesën e një ure, si dhe mungesën e infrastrukturës së nevojshme për ta lidhur me qytetin e Librazhdit dhe zonat përreth.