“Deputeti më premtoi 150 mijë euro të deklaroj se përgjimi është falso, tek lokali i tij”

Alfred Veliu, i njohur si Babalja ka treguar një tjetër episod të rëndë nga komunikimi i pushtetit me Babalen, të cilit i kanë premtuar 150 mijë euro në rast se do të deklaronte se përgjimi është fallso. “Ma kërkuan tek lokali i deputetit, tek ai deputet që i ndjek njerëzit këmba-këmbës”, ka thënë Babalja pa treguar emrin e deputetit, por duke e bërë të qartë se kemi të bëjmë me një nga emrat më të afërt të Ramës.
Duke u ndalur në përgjimet e Fredi Alizotit, ku ai flet me persona të tjerë, pas publikimit të video-përgjimit të Babales me Agron Xhafajn, Eni Vasili, ka këmbëngulur në emisionin “Open” që Babale të shpjegojë përmendjen e emrave të kryepolicit Ardi Veliu dhe të një personi me emrin Taulant.
“Ardi Veliu ka në dorë të bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë.
Taulanti është ai i famshmi, i njohur për lidhjet e tij me të fortët në gjithë Shqipërinë. Është ai që i ka mbetur në gojë ‘Babalja…, Babalja’”, u shpreh Albert Veliu.
Sipas Babales, Fredi Alizoti është manipuluar dhe ai është person që gënjehet me dy birra.
“Fredi Alizotin e njoh, por nuk kam lidhje familjare me atë. E kam ndihmuar kur ka dalë nga burgu. Ai e ka ditur historinë time sepse ia kisha treguar vetë
Për herë të fundit jam takuar me atë në Tiranë, ato ditët e problemit tim, pa ardhur në Kosovë.
Nuk është i vërtetë pretendimi i Fedi Alizotit. Merrni zërin tim, të Fredi Alizotit dhe të ‘X’ dhe ballafaqoheni, Nuk i kam premtuar asnjë euro Alizotit, është një manipulim prej dikujt që e ka mashtruar, ai është njeri që gënjehet me dy birra. Jo që nuk i kam premtuar asnjë euro, por unë jam 52 vjeç dhe as nuk jam blerë e as nuk jam shitur.
Nuk më ka paguar asnjë për këtë audio-përgjim. Kam ardhur ën Kosovë me 300 euro dhe sot ha bukën e azilit, në xhep kam vetëm 4 euro.

Exit mobile version