Edi Rama deklaroi në Kongresin e Socialistëve se ka vendosur që të rinovojë grupin parlamentar, nëpërmjet njerëzve që kanë mbështetje në komunitet.
Një formulë e pakuptueshme për një parti si PS që është një armatë politike në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi i ka të gjitha mundësitë për të propozuar e shoshitur kandidatura.
Por Rama, i cili për socialistët e thjeshtë as nuk e ka ‘çarë kokën’ ndonjëherë, po aplikon një tjetër formulë. Për të sjellë në parlament, persona që arrijnë të marrin pëlqime në rrjetet sociale, por që nuk dalin nga komuniteti i anëtarëve dhe simpatizantëve.
Rama tha në kongres që do të afrohen ata kandidatë që gëzojnë përkrahje e mbështetje në rrjetet sociale, dhe të tillë do të jenë në primaret socialiste për kandidimin.
E në fakt kështu ka ndodhur. Jo shumë afër syrit të publikut, po në nëntotën e grupeve të interesit të mazhorancës. Të cilat nuk kanë lidhje direkt me organizatat socialiste. Përkundrazi janë pjesë rivale në politikën e përditshme.
Po të shikosh me kujdes, ka mjaft faqe pranë mazhorancës që kanë nisur një të ashtuquajtur sondazh dhe mendim nga poshtë se kush duhet të jenë krerët e qarqeve të PS-së. Duket si spontane po nuk është e tillë.
Kështu, disa faqe në qarkun Durrës, po sugjerojnë se njeriu më i pëlqyer nga votuesit e mazhorancës është Ergys Agasi. I cili sipas tyre ka fituar garën me pesha të mëdha në PS si zv.kryeministrja Belinda Balluku, kryebashkiakja Emriona Sako, apo edhe kreu i qarkut aktual, Adrian Çela.
Agasi, djali i ish-kreut të PS-së së Durrësit, Bardhyl Agasi nuk është njeri i panjohur. Pasi ka punuar si kryeinspektor i Lefter Kokës në vitet e para të fitores së PS-së, ai mori poste të larta, ndërkohë që Arben Ahmetaj, zv.kryeministri i PS-së, e konsideroi atë si një negociator të ‘kokave të krimit’.
Po si ka mundësi që në këto “sondazhe” dalin njerëz që asnjëherë nuk kanë pasur një marrëdhënie direkte me elektoratin, por që janë njohur vetëm nga nëntoka?
Rastësi?
Gjasat janë që nuk ka rastësi këtu, por një vullnet i Edi Ramës për të bërë ndryshimet sipas idesë dhe lidhjeve të tij.
Në Durrës, gjasat janë që Ergys Agasi të marrë në dorë drejtimin e qarkut, pasi konsiderohet si në negociator i grupeve kriminale. Në Shkodër është Tom Doshi, në Elbasan Qifja e në Dibër Ymer Lala, i cili ka futur në sherr deputetët e PS-së, pasi kërkon njeriun e tij si kryetar qarku.
Sot, me dosjet e hapura në SPAK, personazhet e krimit nuk mund të kandidojnë direkt, ashtu edhe fëmijët e tyre siç kemi parë me vajzën e Ymerit apo djalin e Qifes.
Ndaj po orientohet vota tek njerëzit qe Babloku do dhe jo baza do. Nuk është rastësi që vjen si risi Bardhyl Agasi, që i thotë socialistëve që është djali i Bardhit dhe kriminelëve që është Gysi juaj. Është një sistem që po vjen natyrshëm, i cili pas një jave do të “ndryshojë” PS-në por që në realitet nuk ka sjellë asnjë ndryshim. Madje ka provokuar një zhvillim më regresiv, lidhjet me botën e krimit./Pamfleti