DEPUTETJA E PD, ERALDA TASE BANO, SHPËRNDAN VIDEON ME MALIN E MBETJEVE NË ZHARRËS, PATOS

“Rrëmuje, amatorizëm në drejtim, abuzim me ligjin dhe tallje me qytetarët. Në këto pamje filmike shihni pikën e grumbullimit të plehrave, bashkia Patos fshati Zharrëz. Fillimisht, në vend t’i cojnë tek inceneratori që është i tejmbushur, “gjejnë” zgjidhje kreative dhe I hedhin as 300 metra larg fshatit Zharrëz. Pastaj tentojnë ti groposin por kur zbulohen dhe ballafaqohen me qytetarët, i shgroposin përseri për ti dërguar thonë tek incentratori.” – kështu shkruan në një postim në rrjetin e saj social facebook deputetja e PD-së, Eralda Tase Bano.

Zonja Bano shprehet se ky është plani i menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Patos.

“Kur pushteti që paguhet me taksat tona nuk do t’ja dijë për mjedsin, jetën dhe shëndetin e banorëve si mund t’u kerkojë ai llogari individëve dhe bizneseve për mbatje pastër të mjedisit?” – përfundon reagimin e saj deputetja demokrate.

Artikulli paraprakPD, Jupi: Anulohet projekti i restaurimit të Kompleksit “Dajti”, në vend të tij një Kullë
Artikulli tjetërDeklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore, Basha: Alibi për t’i ikur përgjegjësisë! PD gati të nisë punën për mbledhjen e komisionit bipartizan