Deputetja Oriola Pampuri zbërthen sherrin e Berishës: Ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka kritikuar kolegët e saj të Rithemelimit, për qëndrimin e tyre në Parlament, duke bllokuar punimet e Kuvendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Pampuri thotë se “nuk ka nevojë të inskenohen skena grushti”, por mjafton që me qetësi të bëjnë publike diçka dine për njëri – tjetrin
Gjithçka që ndodh në Parlament, deputetja e PD e shikon si hipokrizi, që  nuk i shërben askujt veçse grupeve te interesit, që siç shprehet ajo “ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës”.
Statusi i Oriola Pampurit: 

Parlamenti është institucioni ku çdo përfaqësues i qytetareve duhet të debatoje, mendoj ne mënyre konstruktive me argumente, mbi çështje që prekin drejtpërdrejtë qytetaret, mbi çështje qe lidhen drejtpërdrejte me hallet dhe problemet e tyre.

Shqiptaret, te çdo kahu qofshin u lodhen me një teatër dhune ne atë salle parlamenti, u lodhen me skena hipokrizie, të cilat nuk i shërbejnë askujt veçse grupeve te interesit, që ditën bëjnë sikur zihen e pasdite presin llokmën e radhës.

Doni vërtetë te jeni te besueshëm per shqiptaret?

Artikulli paraprakSKANDAL – Koncesioni i laboratorëve po i çon pacientët tek privati. Kosto për qytetarët
Artikulli tjetërOKB: Gaza është bërë një “varrezë” për mijëra fëmijë