Nga Orjola Pampuri
Falënderim dhe mirënjohje e sinqertë për punën e shkëlqyer të degëve përkatëse, koherencën dhe qëndrueshmërinë politike të secilit në një kohë të vështirë.
Shembull sakrifice në mbështetje të Partisë Demokratike në secilin proçes zgjedhor, përfshirë dhe zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Vlerat njerëzore, politike dhe intelektuale të zotit Bejko mbeten një inspirim për një rezultat pozitiv zgjedhor dhe një angazhim të qënësishëm në mbështetje të tij dhe Partisë Demokratike, gjithashtu.
Sigla politike e Partisë Demokratike është shumë e rëndësishme, përfaqësia e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që do të ofrojë vlerat më të mira përfaqësuese në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kohë e vështirë politike që do tejkalohet me sakrificë dhe besim për një të ardhme ndryshe.