Deputetja Tabaku kundër Berishës dhe Bardhit: Opozita duhet të ndalë këtë sulm vrastar të njëri-tjetrit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në studion e News24, ndër të tjera, foli edhe për situatën brenda PD-së dhe aksionin e opozita të nisur nga deputetët e Berishës dhe Bardhit.

Tabaku tha se nuk është pro me formën e protestës nga ana e opozitës, edhe pse kërkesat e kësaj të fundit janë të drejta.

Ajo shtoi se opozita duhet ta ndalë këtë sulm vrastar ndaj njëri-tjetrit.

Projektbuxheti u miratua në 8 minuta. Opozita në kushtet ku është vendosur a duhet ta diskutonte për buxhetin?

Tabaku: Duhet ta diskutonte. Mendoj se PD, opozita e ka vendosur qeverinë në një pozicion të vështirë kur ka përdorur argumente, fakte. Ka forma nga më të ndryshme për të protestuar. Unë nuk jam dakord, por nuk dua të bëj as moralisten. Njerëzit kanë nevojë që mllefin, ta shprehin ndryshe e jo vetëm me largim. Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë që ne të jemi forca alternative. Unë do kisha preferuar që të kishim diuskutuar për buxhetin, por dua të them që edhe kërkesat e opozitës janë të drejta. Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë se çfarë po ndodh sot.

Si jeni ndjerë ju në këto seanca?

Tabaku: Nuk jam ndjerë mirë. Jam një nga deputetet që e përdor shumë Parlamentin. Nuk është normale, demokraci funksionale që buxheti të miratohet në atë formë.

Së pari nuk jam komode që të komentoj kolegët e mi të opozitës. Kam thënë dhe publikisht që nuk jam dakord me këtë mënyrë, pasi nuk po na sjell një gjë të re. Po harrojmë fokusin për t’u shndërruar në forcë alternativë politike.

Pas zgjedhjeve lokale kam thënë që PD duhet të kanalizojë këtë arrogancën, mllefin që kanë shqiptarët dhe të fokusohen se çfarë duhet të bëjmë më mirë. PS po bën atë që di të bëjë më mirë, propagandën. Ne duhet të jemi të aftë të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Ne s’mund të ndryshojmë dot kauzat nga sot e nesër. Opozita duhet të ndalë këtë sulm vrastar të sulmit të njëri-tjetrit në foltoren e Kuvendit.

Artikulli paraprakÇfarë duhet bërë për të luftuar varësinë nga mediat sociale?
Artikulli tjetërNë Shqipëri “shtëpia plot”, por jetojmë ngushtë – Eurostat: Jemi të dytët në Europë me numrin më të ulët të dhomave për person