Derbi i Milanos, UEFA cakton dy datat e përballjes gjysmëfinale

“La Scala” e futbollit italian. Milan–Inter është gjthmonë muzika më e një përballjeje e gjitha italiane në kontinent. Do të luhet për dominimin e Milanos, kryeqëndrës së Lombardisë në “San Siro” në sfidat që do të caktojnë edhe finalisten e Stambollit.

UEFA ka publikuar edhe datat e të dyja përballjeve që do të luhen në një distancë kohore prej 6 ditësh.

Milani do të jetë pritës në takimin hapës që do të luhet në datën 10 maj, ndërsa Inter-Milan do të përsëritet por këtë herë në fushën e zikaltërve në datën 16. Fillimisht të mërkurën dhe javën e ardhshme të martën.

Artikulli paraprakBejko: Do marr votën e 70% të qytetarëve që janë kundër, Ramës, Metës dhe Berishës
Artikulli tjetër“Derbi një stimul”, Inzaghi: Gjysmëfinale ëndrrash. Martinez “kërcënon” Milanin