Derbi i Milanos, UEFA cakton dy datat e përballjes gjysmëfinale

“La Scala” e futbollit italian. Milan–Inter është gjthmonë muzika më e një përballjeje e gjitha italiane në kontinent. Do të luhet për dominimin e Milanos, kryeqëndrës së Lombardisë në “San Siro” në sfidat që do të caktojnë edhe finalisten e Stambollit.

UEFA ka publikuar edhe datat e të dyja përballjeve që do të luhen në një distancë kohore prej 6 ditësh.

Milani do të jetë pritës në takimin hapës që do të luhet në datën 10 maj, ndërsa Inter-Milan do të përsëritet por këtë herë në fushën e zikaltërve në datën 16. Fillimisht të mërkurën dhe javën e ardhshme të martën.

Exit mobile version