Derën e hapur të Ramës, të cilën shqiptarët po e refuzojnë!

Nga Ermal Peçi

Gjatë vizitës së sotme në qytetin e Shkodrës, Kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste kishte përsëritur shprehjen se për të djathtët dera është e hapur. Një shprehje e përsëritur disa herë që para zgjedhjeve të 14 majit. Kjo thirrje e përsëritur e Ramës, e cila po bie në vesh të shurdhët nga shqiptarët apo edhe demokratët u bë në bastionin e të djathtëve, në kryeqytetin e veriut që u humb nga Sali Berisha, pas puçit institucional që u realizua pjesërisht nga ish-sekretari i përgjithshmën ndaj PD-së dhe që tashmë gjendet në urdhrat e Sali Berishës.

Ka një handikap mes thirrjes për t’iu bashkuar PS-së dhe realitetit social, INSTAT prej disa kohësh nuk po publikon të dhënat se sa qytetarë jetojnë sot në Shqipëri. Numri i madh i qytetarëve që emigrojnë vjen si pasojë e kësaj keqqeverisje që zhvillohet prej 2013 deri më tani.

Një keqqeverisje, e cila u mundësua edhe nga ish-aletati i Ramës, i cili është rreshtuar tani krah Berishës dhe sulmon PD-në. Flitet që në Shqipëri jetojnë jo më shumë se 1.5 milionë banorë, ku mendohet se për 12 vite është larguar më shumë se gjysma e popullsisë.

Realiteti social tregon se këto thirrje të Ramës, qytetarët apo edhe demokratët as nuk i besojnë, por as nuk i dëgjojnë duke gjetur një formë rebelimi, i cili e ka emrin emigrim. Thirrjet e Ramës bien në vesh të shurdhët edhe për një arsye tjetër madhore, askush nuk dëshiron të jetë Kurbani i radhës brenda strukturës më të korruptuar që po përballet shoqëria shqiptare.

Një administratë e korruptuar, totalish nepotike dhe e paaftë, e cila është kthyer në shqetësim për qytetarët, ku në çdo sondazh që publikohet, 86% të shqiptarëve i shqetëson korrupsioni masiv që ndodh brenda dyerve të administratës publike, e cila është totalisht nën kontrollin e Ramës.

Në një anë janë thirrjet e Ramës për t’u bashkuar PS-së dhe në anën tjetër janë dyert e SPAK-ut që hapen për të pyetur ish-ministrat, ministrat dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës për aferat korruptive, të cilat i kanë sjellë vendit dëme ekonomike shumë të mëdha.

Nga kanabizimi, tek sterilizimi, tek incenaratorët dhe sa e sa afera të tjera, të cilat janë duke u hetuar nga SPAK tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

Prandaj thirrjeve të Ramës për derën e hapur, shqiptarët po e refuzojnë sepse ata po besojnë se lajmi i vetëm është hapja e dyerve për bashkëpunëtorët e afërt të Ramës në SPAK, ku hajdutët po fillojnë të shesin njëri-tjetrin deri sa rrethi të ngushtohet tek i pari kësaj skeme korruptive.

Exit mobile version