“Deri dje deklaronin se ishin gati të shkonin në SPAK, sot protestojnë”, Mërtiri: Pse Berisha nuk i shkoi Metës pas avazit

Partia e Lirisë protestoi ditën e djeshme përreth 60 minuta para SPAK-ut në shenjë revolte kundër arrestimit të kryetarit të saj, Ilir Meta, protesta e parë kundër Prokurorisë së Posaçme që organizohet nga një forcë politike.

Gjatë tubimit u hodhën parulla kundër prokurorëve të SPAK-ut, të cilët sipas Partisë së Lirisë po përdoren nga qeveria kundër opozitës. Në protestë mungoi aleati i Ilir Metës, Sali Berisha, dhe asnjë prej demokratëve nuk iu bashkua tubimit të Partisë së Lirisë.

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus tha se është në konflikt interesi që një forcë politike të protestojë para një institucioni drejtësie.

Sa i përket mungesës së Berishës në protest, Mërtiri tha se kreu u PD-së, ndryshe nga Meta që s’ka asgjë për të humbur, ka akoma kredinciale në politikë të cilat mund t’i përdorë për tu mbrojtur nga hetimi.

“Ky është një precedent i gabuar për politikën shqiptare. PD e ka mbështetur protestën, por nuk i ka shkuar pas. Është në konflikt interesi që një parti të shkojë të protestojë para një Prokurorie.

Çdo politikan shqiptar që i del një akuzë do të kishte interesin e duhur që të shkonte të hetohej. Vetë ideja që këta po sulmojnë me të gjitha mjetet SPAK që po i heton, tregon që këta kanë një problem se nuk duan të hetohen sepse për herë të parë ka vërtet një pokurori që po heton.

Deri dje deklaronin me mburrje që ishin të gatshëm të shkonin dhe të dëshmonin. Sot kanë ndryshuar diskurs dhe po akuzojnë prokurorinë që po i heton. Kjo tregon që këta ndihen të rrezikuar, të frikësuar dhe nuk duan që e vërteta t’i dalë në pah“, tha Mërtiri.

Gazetarja: Pse Berisha nuk shkoi në protestë?

Mërtiri: Berisha, ndryshe nga Meta që s’ka më çfarë të humbë, përpiqet të mbahet në politikë. Ai ka akoma kredenciale në politikë të cilat do t’i përdorë për tu mbrojtur nga hetimi.

Artikulli paraprakBasha takim ne kongresin amerikan: Falenderova për ndihmën e madhe që SHBA po i japin SPAK për të luftuar lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin
Artikulli tjetërSfida e rrezikshme e ‘Superman’, dhjetëra adoleshentë të lënduar në Kosovë e Maqedoni! Sociologu: E ka luajtur fëmija i një të afërmit tim, pësoi lëndime