“DerStandard”: Artistë dhe qytetarë protestojnë kundër prishjes së Teatrit, por Rama nuk ndalet, do ta shembë!

Gazeta më e madhe austriake DerStandard, i ka kushtuar një artikull të gjatë debatit për teatrin Kombëtar dhe vendimit të qeverisë për ta prishur atë.
Sipas gazetës austriake, një ligj i dyshimtë lejon shitjen e pronës publike për një firmë private ndërtimi

Nga Adelheid Woelfl, DerStandard

Ata tundin flamujt shqiptarë dhe të BE, bëjnë zhurmë dhe fishkëllejnë me bilbila. Në rast se teatri do të prishet së shpejti, ata do të rezistojnë kundër makinerive dhe do të arrestohen. Që prej shkurtit, artistë, qytetarë dhe aktivistë protestojnë çdo ditë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar shqiptar në qendër të kryeqytetit, Tiranë. Çdo ditë ata takohen në orën gjashtë e gjysmë të mbrëmjes për të kundërshtuar planet e qeverisë.
Edhe presidenti i Shqipërisë nuk e ka nënshkruar ligjin për shembjen e teatrit. Opozita po ashtu është pjesë e protestës. Por kryeministri Edi Rama, që ka bërë fushatë për shkatërrimin e teatrit prej vitesh, duket se nuk do ndalet. Qeveria argumenton se teatri vështirë të rinovohet pasi është i rrënuar. Ndërtesa është projektuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Giuglio Berte dhe ka shërbyer si Teatër Kombëtar që nga viti 1947. Ai i përket ansamblit arkitekturor italian në qendër të Tiranës.
Qytetarët dhe aktivistët kritikojnë se Bashkia, me ndihmën e një ligji të ri, që ka hyrë në fuqi në fund të tetorit, synon që të japë një copë të madhe të pronës publike për një firmë private. F

irma daneze arkitekturore BIG e Bjarke Ingels, udhëheq projektin jo si klient i qeverisë, por i firmës private Fusha.
Demonstruesit thonë se 8500 metra katrorë tokë publike po i shiten shumë lirë Fushës- ligji është krijuar pikërisht për këtë qëllim.
Demonstruesit, mes tyre edhe artistë të mirënjohur, Shoqata e Arkitektëve dhe disa regjisorë- kritikojnë projektin e Ramës jo vetëm sepse nuk ruan monumentet, por edhe për tenderin e çuditshëm, shmangien e konkurrencës dhe planet shumë pak të njohura për teatrin e ri. Dyshimi është se kompania private do përfitojë dhe qytetarët do humbasin hapësirën publike. Sipas planeve, ndërtesa e re nuk do përdoret vetëm për teatër, por edhe për qëllime të tjera publike, si hapësirë komerciale apo për zyra. Pavarësisht nga kërkesa drejtuar qeverisë, ajo nuk ka komentuar shqetësimet e demonstruesve.
Protestuesit thonë se veçanërisht shqetësues është fakti se ligji, të cilin e konsiderojnë antikushtetues, nuk mund të sfidohet. Kjo sepse në Shqipëri ka nisur që nga fillimi i vitit një reformë gjyqësore në shkallë të gjerë. Një nga elementët kryesorë të saj është vetingu për prokurorët dhe gjykatësit- duke filtruar personat e korruptuar dhe joprofesionistë.
Komisioni i Shqyrtimit po punon në mënyrë efikase, sa ka krijuar një vakuum. Për shkak se shumë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë kaluar filtrin dhe janë shkarkuar, në detyrë aktualisht janë vetëm dy të tillë nga nëntë. Kjo do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të punojë dhe nuk mund të ngrihen padi.
Edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të vazhdojë të punojë. Një situatë e ngjashme është krijuar edhe në Gjykatën e Lartë.

Në vetvete, reforma e gjyqësorit, e cila në këtë formë nuk ka ekzistuar në asnjë vend të Europës Juglindore, është shumë efikase, por askush nuk e ka menduar se përmes saj mund të rrezikohet sundimi i ligjit- për shkak të krimit të vakuumit.
Pikërisht këtu qëndron problemi i Teatrit Kombëtar. Aktivistët që protestojnë kundër rrënimit janë të bindur se ligji është antikushtetues.
Ekspertët kritikojnë se qeveria nuk e ka ndërmarrë hapin e parë për të shqyrtuar kandidaturat për Këshillin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, në mënyrë që të zgjidhen personat për gjykatat supreme, çka do shmangte vakumin- diçka që ishte e ditur. Tani nuk ka as gjyqtarë dhe as prokurorë dhe situata mund të mbetet e tillë për një kohë. Përveç kësaj, nuk ka qenë e mundur që të kalojë një ligj, për të nisur kursin e ri në Shkollën e Magjistraturës këtë vit. E gjitha kjo do të thotë se ndërkohë asnjë e drejtë nuk mund të zbatohet në nivelin më të lartë. Ekspertët besojnë se Këshilli i Gjyqësorit mund të ngrihet në vitin 2018 dhe do të fillojë punë nga viti 2019. Por në rastin e Gjykatës Kushtetuese, ekziston mundësia që anëtarët të mos zgjidhen as vitin tjetër. Gjykata Kushtetuese nuk do funksionojë, ndërkohë që teatri do të jetë shembur.

gggg

Exit mobile version