Frika më e madhe për Francën në çerekfinale të Europianit ndaj Islandës ka të bëjë me nënvlerësimin ndaj kundërshtarit. Për këtë arsye trajneri Didier Deschamps u bën thirrje futbollistëve të tij të ruajnë përqendrimin, pasi islandezët nuk u kanë vjedhur gjë askujt dhe janë me meritë në këtë fazë të turneut. “Nuk duhet ta marrim lehtë Islandën. I kemi ndjekur ndeshjet e tyre dhe futbollistët e dinë se e kanë merituar të kualifikoheshin në çerekfinale. Nuk është e lehtë as të marrësh pjesë në Europian, kështu që ata nuk i kanë vjedhur gjë askujt. Nëse Islanda është këtu, do të thotë se e ka merituar”, u shpreh Deshamp.
Ishullorët janë të rrezikshëm sidomos në rivëniet anësore në gjysmëfushën e kundërshtarit, që kthehen gjithmonë si goditje këndi. Deschamp thekson se do të ishte gabim nëse futbollistët e tij do të mendojnë se ky është i vetmi problem që mund të shkaktojë kjo skuadër. “Ata kanë një lojtar që e hedh shumë larg topin. Këtë skenar e kemi parë në çdo takim. Duhet të marrim masa për të parandaluar këtë aspekt të lojës së tyre, por Islanda nuk ështe e rrezikshme vetëm me rivëniet anësore. Ata kanë kanë individë shumë cilsorë dhe luajnë gjithashtu si skuadër e bashkuar”, tha ai.
Në krah të Didier Deschamp në konferencën për shtyp u shfaq Hugo Loris, i cili u pyet nëse kualifikimi i një skuadre debutuese si Uellsi, duke eliminuar Belgjikën, është një paralajmërim edhe për Francën. Kapiteni i “Gjelave” theksoi se francezët nuk kanë nevojë për t’iu referuar eliminimit të Begjikës për të mos e nenvlerësuar Islandën.